Lidhu me ne

Mix

Rënia në peshë, faktori thelbësor në shërimin nga diabeti i tipit 2

Prej tyre, në vitin 2019, 7 710 kaluan në remision, që do të thotë se ata vazhduan të kishin nivele normale. Foto:Flickr

Rreth pesë për qind e personave që kanë marrë një diagnozë të diabetit të tipit II arrijnë të shërohen nga sëmundja, sipas një studimi nga hulumtues të universiteteve të Glasgout dhe Edimburgut, i botuar në Plos Medicine.

“Në fillim të viteve ’90, u tregua mundësia e shërimit nga diabeti i tipit II pas operacionit bariatrik. Dy studime të fundit kanë treguar, gjithashtu, se është e mundur të arrihet remisioni i sëmundjes edhe përmes rënies në peshë”, shpjegojnë studiuesit.

Hulumtimi analizoi të dhëna nga rreth 160 000 persona me diabet.

Prej tyre, në vitin 2019, 7 710 kaluan në remision, që do të thotë se ata vazhduan të kishin nivele normale të hemoglobinës së glikuar për të paktën një vit, pavarësisht se nuk merrnin ilaçe.

Hulumtuesit studiuan, gjithashtu, karakteristikat e pacientëve të cilëve u kishte ndryshuar tipi i diabetit: ata prireshin të ishin më të moshuar, nuk merrnin ende ilaçe, kishin pësuar rënie drastike në peshë ose i ishin nënshtruar një operacion bariatrik.

“Implikimet e menjëhershme për praktikën klinike janë se këta njerëz duhet të njihen dhe të ndiqen siç duhet, në mënyrë që të mund të marrin mbështetjen e duhur”, shkruajnë studiuesit, të cilët megjithatë paralajmërojnë se “është e rëndësishme të dihet se remisioni i diabetit mund të mos jetë i përhershëm”.

/Burimi: ATA

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook