Lidhu me ne

Mix

Mjeku endokrinolog: Sa vite zgjat menopauza dhe cilat janë shenjat!

DRITARE.NET

Mjeku endokrinolog: Sa vite zgjat menopauza dhe cilat janë shenjat!

Mjeku endokrinolog Thanas Furreraj thotë se menopauza mund të zgjasë deri në 13 vjet, duke llogaritur edhe periudhën post menopauzës. Duke folur për trajtimin mjeku thekson se duhet një kujdes i veçantë, sidomos për medikamentet që duhen të merren.

Doktor Furreraj i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV thotë se është i domosdoshëm trajtimi me specialistë, të cilët përcaktojnë trajtimin pasi janë siguruar më parë për shëndetin e gruas dhe sëmundjet që mund të ketë ato, në periudhën e menopauzës.

“Në përgjithësi vijn ë për tiroiden, nuk vijn ëpër menopuzën, nuk e kuptojnë fillimisht. Ndodh që shpesh mund të ankohen se kanë vapë. Kryesisht mund të ndjejë nxehtësi tek qafa, në pjesën e sipërme të trupit që zgjat dy deri në katër minuta. Pas kësaj zgjerohen enët e gjakut të cilat bëjnë që të ulet pak temperatura. Ajo ulje me gjysmë grade bën që e sëmura të ketë ftohtë, dridhet. Kjo bën që hormonet të balancohen. Rreth 70% kanë nga këto ankesa. Pjesa tjetër, që merret me aktivitet fizik, pasi është dhe indiviuale si gjë, mund të mos ketë asnjë shenjë dhe e kalon lehtësisht.

Mosha kur nis menopauza është 46 deri 50 vjeç. Kur ndodh para moshës 45 vjeç është e parakohshme. Po qe para moshës 40 vjeç është pamjaftueshmëri e vezoreve për të prodhuar hormone femërore. Por edhe kjo është menopauzë dhe do trajtuar si e tillë. Nëse ulet prodhimi i hormoneve femërore, atëherë hormonet mashkullore dalin rrjedhimisht më të larta. Kështu ato nisin të shfaqin efekte. Cilat janë efektet? Për shembull, i keni parë gratë rreth moshës 45-50 vjeç, fillojnë të kenë më shumë qime. Probleme që duhen trajtuar.

Por sa zgjat menopauza? Mund të vazhdojë deri në 13 vjet. Por 13 vjet janë shumë. Dhe në të tilla raste duhet trajtuar. Por që të trajtosh një grua në menopauzë, duhet të sigurohesh që nuk ka problematika të tjera. Duhet të gjesh medikamentet e duhura, me pak efekte anësore”, u shpreh Furreraj në Dritare TV.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook