Lidhu me ne

Mix

Pse refuzimi është sekreti i suksesit

Pse refuzimi është sekreti i suksesit

Nga Antonia Hoyle

Letra ishte e sjellshme, por e drejtpërdrejtë. Kompania e marrëdhënieve më publikun (PR),ku kisha aplikuar për një vend pune më falënderoi për kohën që kisha shpenzuar, por më tha se nuk kisha fituar. Vendin e punës do të zinte dikush tjetër. Sigurisht, ajo nuk ishte hera e parë që më refuzonin, dhe sigurisht që as e fundit.

Më kanë braktisur miqtë, dhe më kanë injoruar aq shumë herë kompanitë sa nuk mund t’imbaj mend të gjitha. Por kujt nuk i ka ndodhur kjo cilitdo qoftë edhe njëherë në jetë? As më i suksesshmi midis nesh nuk është i imunizuar nga kjo dukuri, siç e pranoi edhe Sër JanRankin, 62 vjeç, që ka shitur më shumë se 20 milionë libra.

“Mua më kanë refuzuar dikur të gjitha llojet e projekteve. Refuzimet janë të papritura. Dhe ata nuk kërkojnë fare ndjesë!”- tha ai muajin e kaluar për emisionin “Ërite–Off” në podcast-in e Françeska Still. Të tjerë njerëz të suksesshëm, që e kanë provuar shijen e refuzimit përfshijnë Uollt Diznej, i pushuar nga puna si reporter i gazetës “Kansas City Star” në vitin1919 për mungesë imagjinate dhe idesh, apo Stiven Spillberg, që u refuzua tre herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit e Universitetit të Kalifornisë Jugore.

J.K. Roulling u shkarkua nga detyra e sekretares, përpara se dorëshkrimi i saj i librit tashmëtë famshëm “Harry Potter” të refuzohej nga 12 botues. Njerëzit kanë evoluar për të qenë të ndjeshëm ndaj refuzimit, thotë Mark R.Liri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Djuk.

“Kur paraardhësit tanë parahistorikë jetonin në grupime të vogla nomade në fushat e Afrikës, refuzimi nga klani i tyre, ishte në fakt si një dënim me vdekje. Ndërkohë sot, refuzimi nuk është më një çështje për jetë a vdekjeje. Dhe në një epokë të mediave sociale, kërkimi ipafundmë për një vend pune, është diçka e pashmangshme”- thekson ai.

Ndërkohë psikoterapisti Dipti Tait thotë se “refuzimi shkakton një refleks të menjëhershëm të vetë-dyshimit”. “Qoftë nga një punë apo një marrëdhënie, ai mund të na nxitë të fillojmë të vëmë në dyshim aftësitë tona, duke u dominuar nga ndjenjat e braktisjes dhe të mos qenit mjaftueshëm të aftë”- thotë Tait.

Për më tepër refuzimi dhemb. Studimet që kanë matur aktivitetit të trurit përmes skanimeve MRI, kanë zbuluar se të njëjtat rajone të trurit aktivizohen tek njerëzit që kanë përjetuar refuzim, ashtu si tek njerëzit që përjetojnë dhimbje fizike. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Kentakit në SHBA, tregoi se pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve, skanimet e trurit të njerëzve që kishin përjetuar refuzim, treguan më pak sinjalizime të dhimbjes nervore, dhe ata raportuan se ndjeheshin më mirë.

Por nga ana tjetër do të bënim mirë të kujtonim se sado i pakëndshëm, refuzimi mund të jetë një forcë që mund të nxisë gjëra pozitive. “Ne nuk mund ta ndalojmë refleksin e menjëhershëm (negativ), por mund ta kthejmë atë në një refleks pozitiv”– thotë Tait.

Në një marrëdhënie, të qenit i refuzuar tregon se ne kemi guxuar të dashurojmë. Siç e thotë një shprehje “Më mirë të kesh qenë i dashuruar dhe ta kesh humbur atë, se të mos kesh dashuruar fare”.

Ndërkohë në aspektin e punës, kjo do të thotë se po ndjekim qëllimet tona, dhe me kushtin që ato të jenë objektivat e duhura, sa më shumë herë të zhgënjehemi, aq më shumë ka të ngjarë që në fund t’ arrijmë ato. Siç tha në një rast ish-basketbollisti i famshëm amerikan MajkëllXhordan:“Në karrierën time kam dështuar në mbi 9.000 gjuajtje… Kam dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse kam sukses!”.

Ndërkohë refuzimi mund të shndërrohet në një motivim për të sfiduar të gjithë dyshuesit ndaj aftësive tuaja. Në vitin 2014, pasi hulumtoi mbi 1.800 sugjerime që u dorëzuan përmes e–mailit në internet të një kompanie gjatë 12 viteve, dr.Dirk Deishman i Shkollës së Menaxhimit në Roterdam, Holandë, zbuloi se ata, idetë e të cilëve ishin refuzuar, kishin më shumë gjasa të ktheheshin me një ide të re sesa të tjerët, idetë e të cilëve ishin miratuarmenjëherë.

“Refuzimi mund ta nxisë pjesën rebele të trurit tuaj ta provojë veten dhe të përpiqet akoma më shumë”– thotë Tait. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe sulmuesit të Totenhem dhe kapitenit të Anglisë, Herri Kejn – por edhe babait të tij – pasi lojtari u përjashtua nga akademia e Arsenalit kur ishte vetëm 8-vjeç.

“Kur je fëmijë, refuzimi është diçka shumë e rëndë”– deklaroi Kejn në tetor 2022 në kuadër tëDitën Botërore të Shëndetit Mendor. “Lajmin e keq ma dha babai im. Nuk isha aq i rritur sa të kuptoja plotësisht ndjenjën e refuzimit, ndërsa im atë nuk shfaqi para meje asnjë shenjë zhgënjimi. Ai thjesht më hodhi dorën mbi sup dhe më tha:Shkojmë sërish në fushë dhe punojmë akoma më shumë. Të shohim se ku do të na çojë! Dhe kështu bëmë”- kujton ai.

Sigurisht, ka raste kur personi që e pëson refuzimin, mund të ndodhet në një pikë kthese qëndonëse e zemëron, është një mundësi për rritje. Drejtuesja e revistës së famshme të modës “Vogue” , Ana Uintur ka thënë se shkarkimi nga posti i saj si redaktore e re e modës në revistën tjetër “Harper’s Bazaar” ishte thelbësor për suksesin e saj të mëvonshëm.

“Unë rekomandoj që të gjithë të pushoheni të paktën njëherë nga puna. Është një përvojë e shkëlqyer që të mëson shumë”-thotë ajo. Ndërsa ish-kreu i Apple, Stiv Xhobs , i shkarkuar nga kompania e tij në vitin 1985, përpara se të rikthehej në vitin 1997, tha se “shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë”.

“Rëndesa e të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit sërish një fillestar…Ajo më dha mundësi të hyja në një nga periudhat e mia më krijuese”- theksoi ai.

Tait thotë se refuzimi “të jep kohë për të reflektuar, dhe mund të sigurojë perspektiva dhe njohuri, duke ju treguar një rrugë alternative, të cilat mund të mos i kishit menduar më parë’.

Duke “lëpirë plagët e mia” pasi u refuzova nga punë në kompani e PR menjëherë pas diplomimit në universitetit, kuptova se një karrierë në marrëdhëniet me publikun nuk ishte për mua. Ndaj u bëra gazetare, një profesion që më përshtatet më mirë. Në atë kohë, refuzimi më dhembi, por me kalimin e kohës kam filluar të jem mirënjohëse për atë që ndodhi. Sado e dhimbshme që është, ndoshta Sër Jan Rankin kishte të drejtë kur e përshkroi refuzimin si “të mirë për shpirtin, sepse të mban me këmbë në tokë”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike1 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar1 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore2 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook