Lidhu me ne

Mix

Xhevdet Rexhepi me orën Minute Inerte synon të vendosë një ekuilibër midis orave moderne dhe atyre klasike


“Të them të drejtën, ishte pak befasuese”.

Kështu ka thënë 32-vjeçari nga Kosova, Xhevdet Rexhepi, për reagimin e tepruar ndaj postimit në Instagram ku shpalli orën Minute Inerte.

Postimi u bë shumë viral për orëndreqësin e pavarur duke grumbulluar më shumë se 5 mijë e 700 pëlqime dhe shumë pyetje.

Rexhepi me orën Minute Inerte synon të vendosë një ekuilibër midis orarit modern dhe atij klasik, me kutinë e platinit me përmasa 38 milimetra me 8.5 milimetra.

Ora përcaktohet nga ndërlikimi i saj. Akrepi i vogël rrotullohet rreth e rreth në 58 sekonda, përpara se të ndalojë për dy sekonda në krye. Më pas, në kthesën e çdo minute, akrepi i madh hidhet menjëherë në minutën tjetër dhe akrepi i vogël fillon sërish.

Mbase është më e vështirë të shpjegohet se sa të shihet në veprim.

“Kjo ide është në mendjen time për më shumë se dy vjet”, ka treguar Rexhepi.

Për ata që kanë qenë në Zvicër, pa dyshim që mund ta kuptojnë frymëzimin për këtë mekanizëm të sekondave të ndalimit. Orët hekurudhore zvicerane të parë në stacionet e trenave në të gjithë vendin që ndalojnë shkurtimisht përpara se të shkojnë përpara në minutën tjetër.

“Kur isha 22 ose 23 vjeç, mendova se do të ishte qesharake ta kisha këtë në një orë dore mekanike. Verën e kaluar ideja u rikthye në mendjen time dhe vendosa se ishte koha ta ndiqja”, ka treguar ai.

Në vitin 1998, ai shkoi në Zvicër nga Kosova, së bashku me vëllain dhe motrën e tij. Pasi mbaroi shkollën, filloi një praktikë si kabinetbërës, por donte një zanat që t’i lejonte të ndiqte projekte më kreative.

Asokohe, vëllai i tij ishte një orëndreqës në Patek Philippe dhe filloi t’i tregonte atij disa nga aftësitë që kishte mësuar.

Përfundimisht edhe Xhevdeti iu nënshtrua testit pranues në Patek. Atje kishte të njëjtin trajner si vëllai i tij.

Në ditën e parë të stërvitjes në Patek, të gjithëve në klasë u jepet dita për të përfunduar një lëvizje. Përderisa shumica e kursantëve marrin gjithë ditën, atij iu deshën vetëm rreth pesë orë.

Kështu, Rexhepi vazhdoi të studionte për tre vjet.

Në fund të vitit 2015, ai iu bashkua vëllait të tij të madh në punëtorinë e tij në Akrivia. Dhe përgjatë shtatë viteve të tij të ardhshme atje, ai u rrit si një nga orëndreqësit e rinj të pavarur më të njohur në Zvicër.

“Ishim aq shumë në punë, sa nuk e kuptuam se sa e madhe ishte bërë gjithçka”, ka rrëfyer Rexhepi.

“Vitet e para ishin më të vështirat – nuk ishte e lehtë për ne të shisnim dhe ishte e vështirë, por ne ishim vëllezër kështu që ishim shumë të afërt dhe bënim gjithçka së bashku”, ka treguar ai.

Përfundimisht, gjërat filluan të shkojnë në vend për Akrivia-n.

Koleksionistët dhe media filluan të vërenin talentin e ri në punëtori. Tani, koleksionistët janë në radhë për mundësinë e zotërimit të një ore nga Akrivia.

“Kur koleksionistët filluan të vinin në punëtori për të blerë orët tona, ne filluam të kuptojmë se sa i madh ishte suksesi”, ka thënë Rexehpi.

“Për ne, ishte pasion para gjithçkaje. Ne ishim aq të pasionuar dhe të përqendruar në punën që nuk e kuptonim se sa e madhe ishte bërë, dhe më pas një ditë u zgjuam dhe gjërat kishin marrë përmasa të tjera”, ka shtuar ai.

Kjo nuk do të thotë se Akrivia dhe Rexhepi ishin një sukses brenda natës, vetëm se kështu u ndje për vëllezërit, tepër të zhytur në pasionin e tyre të ndërsjellë për të bërë orë.

Më në fund, ai vendosi se ishte koha të dilte vetë. Në nëntor 2022, Rexhepi njoftoi se do të prodhonte një orë në mënyrë të pavarur me emrin e tij.

“Kam nisur ta vizatoj dy vjet më parë, por doja të gjeja kohë për ta përfunduar dhe ta bëja siç duhet”, ka treguar ai për origjinën e Minute Inerte.

“Unë nuk doja të isha vetëm një orëndreqës”, ka shtuar ai.

Synimi i tij është që Minute Inerte të jetë edhe moderne edhe klasike.

“Dizajni ndryshoi shumë nga ato skicat e para. Fillova t’i bëj format më të thjeshta sepse dua ta bëj dizajnin më të përjetshëm”, ka dalluar Rexhepi.

“Unë jam vërtet i frymëzuar nga mjedisi që më rrethon, marr ide kur shoh forma, veçanërisht kur udhëtoj”, ka treguar ai.

Lidhur me këtë të fundit, ai i referohet një udhëtimi në Romë të disa viteve më parë, ku u frymëzua nga arkitektura e ndërtesave të vjetra, kishave, madje edhe nga format e dritareve dhe dyerve.

Ai ndalonte në mes të shëtitjes, nxirrte telefonin për të vizatuar format që shihte dhe i lidhte ato me një ingranazh.

“Të jem i sinqertë, nuk kam shumë referenca apo frymëzim nga orët”, ka treguar Rexhepi, para se të shtojë se ka marrë frymëzim nga orët e xhepit dhe nga George Daniels.

“Ata ishin shumë më kreativë në atë kohë me orët e xhepit – dizajni, ingranazhet, gjithçka ishte e re. Sot, shumë prodhues të orëve dhe markave kanë mungesë kreativiteti në dizajnet dhe ingranazhet e tyre”, ka veçuar Rexhepi.

Kjo është arsyeja pse procesi për orën e parë i zgjati shumë, duke sfiduar veten për të nxjerrë diçka shumë të ndryshme. “Unë dua të bëj diçka që më bën të jem krenar, diçka që lidhet me vizionin tim”.

Ndërkohë, ndikimi arkitektonik vihet re menjëherë te Minute Inerte, me referenca të ndryshme të cilësisë së mirë të Patek Philippe.

Ai shpreson të nisë shpërndarjen e Minute Inerte deri në fund të vitit 2023. Ai do të prodhojë 50 copë në platin.

Teksa të gjithë janë të emocionuar për shpalljen e Minute Inerte, ai tashmë është duke punuar shumë për të hartuar projektin e tij të radhës.

“Unë jam artist. Jam gjithmonë duke skicuar ide të reja”.

Marrë nga “Hodinkee”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook