Lidhu me ne

Mix

Damar Hamlin, në gjendje kritike pasi pësoi një arrest kardiak


Ylli i futbollit amerikan Damar Hamlin është në një gjendje kritike pasi pësoi një arrest kardiak gjatë një ndeshjeje të Ligës Kombëtare të Futbollit të SHBA-ve.

Lojtari i Buffalo Bills ra në tokë pasi u përplas me një kundërshtar gjatë çerekut të parë të një ndeshjeje kundër Cincinnati Bengals.

Ai mori kujdes mjekësor për më shumë se 30 minuta përpara se të dërgohej në një spital lokal.

NFL e pezulloi lojën për natën rreth një orë pas incidentit.

Jordon Rooney, përfaqësuesi i Hamlin, shkroi në Twitter se “jeta e tij është kthyer në normalitet dhe ata e kanë vënë në gjumë për t’i vënë një tub frymëmarrjeje në fyt”.

Media raportoi gjithashtu se anëtarët e familjes së Hamlinit, të cilët po ndiqnin lojën, hipën me të në ambulancë për në spitalin aty pranë.

Lojtarët nga të dyja ekipet u mblodhën rreth Hamlinit gjatë trajtimit. Disa u panë dukshëm të shqetësuar, me shumë të ulur në gjunjë për t’u lutur dhe disa të përlotur.

Mbulimi televiziv u shkëput vazhdimisht nga skena në fushë dhe turma në Cincinnati mbeti e heshtur gjatë sprovës.

Organizatorët morën vendimin për të pezulluar zyrtarisht lojën për natën rreth një orë pas incidentit. Lojërat NFL rrallë pezullohen për shkak të lëndimeve.

Të dy skuadrat janë ndër pretendentët kryesorë të Super Bowl këtë vit, me përballjen e tyre kokë më kokë në ndeshjen kryesore të së hënës në mbrëmje në javën e parafundit të sezonit të rregullt të NFL.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook