Lidhu me ne

Mix

8 rregullat që princesha Kate Middleton duhet të ndjekë në çdo kohë

Pafund protokolle mbretërore, këto janë 8 rregullat që

Njerëzit mendojnë se jeta brenda familjes mbretërore është gjithnjë e lehtë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Atyre u duhet t’u përmbahen rregullave dhe protokolleve të caktuara të cilat diktojnë rrobat që ata veshin, ushqimet që hanë si dhe daljet e tyre publike. Në vijim duam t’ju tregojmë disa prej rregullave që Princesha e Wales, duhet të ndjekë.

Nuk lejohen autografet

Ndondëse princesha ka shumë fansa që e simpatizojnë, ajo nuk mundet në asnjë lloj mënyre të japë autografe. Sipas rregullores, Kate mund të nënshkruajë vetëm dokumente zyrtare të autorizuara më parë nga mbreti. Kjo ndodh pasi dikush mund të falsifikojë dokumente në emër të një anëtari të familjes mbretërore. Ndaj, për këtë arsye lejohen vetëm fotot dhe shtrëngimet e duarve.

Është e ndaluar të përfitojë financiarisht nga profesioni i saj

Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se ky rregull është i çuditshëm. Kate është një fotografe fantastike dhe ka publikuar shumë foto profesionale që ka realizuar ndër vite. Në kushte normale, ajo do të kishte mundësinë të përdorte fotot e saj për përfitim personal, por duke qenë se është anëtare e familjes mbretërore, kjo gjë nuk mund të ndodhë.

Nuk mund të konsumojë midhje

Ngrënia e midhjeve është rreptësisht e ndaluar për Kate dhe të gjithë pjestarët e familjes mbretërore. Rregulli ekziston për shkak të problemeve shëndetësore që këto ushqime sjellin nëse nuk janë të gatuara siç duhet.

Nuk lejohen manikyrët me ngjyrë të ndezur

Manikyrët e Kate zakonisht janë në këto dy nuanca: Soft Pink 28 Rose Lounge (Bourjois) dhe Nude 423 Allure (Essie) të cilat janë përdorur prej dekadash nga princeshat dhe dukeshat. Ngjyrat “nude” dhe roza e hapur janë ngjyrat më të preferuarat.

Nuk mund të votojë

Asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk mund të votojë ose të paraqesë një kërkesë në parlament. Të gjithë monarkët duhet të qëndrojnë neutralë për të mos dëmtuar reputacionin e familjes. Kjo praktikë gjithashtu siguron që familja të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve publike.

Asnjë fustan provokues

Kur ishte ende shumë e re dhe në fillimet e njohjes me William-in, Kate vishte rroba më të guximshme dhe kishte një stil paksa më provokues. Sot, ajo ka ndryshuar të gjithë gardërobën dhe shihet gjithmonë me veshje shumë elegante.

Nuk mund të udhëtojë së bashku me familjarët

Pushimet brenda familjes mbretërore kërkojnë shumë planifikim. Atyre nuk u lejohet dhet të udhëtojnë së bashku në të njëjtin avion, varkë ose tren. Rregulli u vendos për të parandaluar që trashëgimtarët e mundshëm të fronit britanik të vdisnin së bashku në rast aksidenti.

Jo rrjete sociale 

Në familjen mbretërore, përdorimi i rrjeteve sociale është i ndaluar dhe asnjëri prej monarkëve nuk ka llogari në platformat dixhitale. Ky rregull ekziston për të parandaluar publikimin e të dhënave sekrete.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook