Lidhu me ne

Mix

Regjimi ushqimor DASH për tensionin e lartë të gjakut

Zgjedhja e ushqimit ndikon në mundësinë e zhvillimit të tensionit të lartë, apo hipertensionit, diabetit të tipit 2 dhe dhe kolesterol të lartë. Studimet e fundit tregojnë që mund të ulet tensioni i gjakut duke ndjekur dietën DASH (akronimë e Dietary Approaches to Stop Hypertension) dhe duke marrë më pak natrium, sidomos në kripën e kuzhinës dhe ushqime të tjera me origjinë industriale.

Në këtë artikull do të mësoni një dietë korrekte për të ulur tensionin dhe disa këshilla për të ulur sasinë e natriumit që merrni përmes ushqimeve. Këshilla të vlefshme si të nisni dietën dhe metodat që duhet të ndiqni, por thelbësore janë:

Konsumi i një sasie të bollshme frutash, perimesh dhe drithërash integrale.

Konsumi i ushqimeve që nuk kanë ose kanë shumë pak yndyrë si:
Produktet e qumështit me pak yndyrë
Peshku
Mishi i pulës
Fasulet
Arrat
Dhe vaji vegjetal si përshembull vaji i ullirit.

Kufizojini sa të mundni ushqimet e pasura me yndyra të ngopura si
Mishi i kuq yndyror
Produkte të qumështit prodhuar me qumësht të plotë
Vajrat tropikalë si ai i palmës

Reduktoni në mënyrë drastike konsumin e përditshëm të sodës, sidomos në formën e kripës së kuzhinës.

Kufizoni sa më shumë ëmbëlsirat me sheqer të shtuar dhe ato të gazuara.

Dieta DASH përshtatet mire me fleksibilitetin e ushqimit dhe kërkesat e çdo stili jetë, si vegjetarianët dhe celiakët. Kjo dietë vjen pas kërkimeve dhe eksperimenteve të shumta shkencore.

TENSIONI I LARTE

Presioni i gjakut është forca që ushtron gjaku ndaj mureve të arterieve. Matet me milimetrat e mërkurit, mmHg, dhe regjistrohet duke përdorur dy numra:
I pari i tensionit sistolik, (presioni maksimal i matur në rrahjet e zemrës)
Dhe tensioni diastolik, (presioni minimal, i matur kur zemra është e relaksuar mes një rrahjeje dhe tjetrës)

Të dyja të dhënat janë të rëndësishme. Tensioni ndryshon gjatë ditës por mund të qëndrojë gjatë i lartë dhe për këtë quhet hipertension. Ai bëhet i rrezikshëm kur zemra punon më shumë se sa është e nevojshme dhe presioni i gjakut drejt mureve të venave mund të dëmtojë arteriet dhe organet, për shembull zemrën, veshkat, trurin dhe sytë.

Në shumë raste ai nuk jep asnjë shenjë, aq sa quhet “vrasës i heshtur”, por ama nëse nuk mbahet në kontroll mund të shkaktojë çrregullime të veshkave, infarkt dhe madje dhe verbëri.

Mund ta monitoroni presionin e lartë duke ndërmarrë këto hapa:
Mos shtoni në peshë
Bëni aktivitet fizik të moderuar pothuajse çdo ditë
Ndiqni një dietë të shëndetshme, përfshi dhe ushqime të varfra me sod
Mos e ekzagjeroni me pijet alkoolike
Nëse merrni ilaçe dhe jeni me tension të lartë, përmbajuni përshkrimit mjekësor

DIETA DASH
Kanë qenë shkencëtarët amerikanë, të financuar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkrive dhe Gjakut (NHLBI) që kanë bërë dy studime themelore dhe gjetjet e tyre treguan se tensioni i gjakut mund të ulet duke ndjekur një dietë të varfër me yndyrë të ngopur, dhe që i jep rëndësi frutave, perimeve dhe qumështit dhe derivateve të tij me përqindje të ulët yndyre. Kështu ata krijuan dietën DASH, që përfshin produktet të bazuara në drithëra të plotë, peshk, mish të bardhë dhe arra. Në krahasim me dietën normale në botën perëndimore, por shumë e ngjashme me dietën mesdhetare, zvogëlohet sasia e mishit të kuq, ëmbëlsirave, sheqerit dhe pijeve të ëmbla. Në vend të kësaj është e pasur me kalium, magnez, kalcium, proteina dhe fibra.

ÇFARË DUHET TË BËSH
Të ndjekësh këtë dietë kërkon një numër racionesh ditore të grupeve të ndryshme ushqimesh, për një total prej 2 mijë kalorish të përditshme, sigurisht duke iu përshtatur nevojave të çdo personi. Për shembull, një grua që punon në zyrë nuk ka të njëjtën kërkesë kalorish si një punëtor ndërtimi.

Dieta DASH e kombinuar me stilin e jetës ju ndihmon të parandaloni dhe të mbani në kontroll tensionin e lartë. Ajo ka gjithashtu përfitimet të tjera, si reduktim të kolesterolit LDL, të quajtur kolesteroli i keq, një faktor shtesë në rrezikun kardiovaskular.

Nëse doni të humbni peshë duhet të keni parasysh që është e mjaftueshme të humbni disa kg për të parë që rreziku nga hipertensioni dhe sëmundje të tjera do të zvogëlohen. Pra, thënë ndryshe është shumë mirë të mos shëndosheni. Një studim i fundit ka treguar se mund të dobësohesh duke ndjekur këtë dietë dhe duke zvogëluar konsumin e natriumit.

Sekreti i reduktimit të sasisë së kripës në dietë do të thotë të konsumosh me inteligjencë. Një sasi e vogël e natriumit që ne e marrim përmes kripës së gjellës, dhe sasi të vogla natriumi janë të pranishme në ushqimet jokonservues. Ai gjendet tek ushqimet e konservuara, prandaj këshillohet të lexoni me kujdes etiketat dhe të zgjidhni produktet me përmbajtje të ulët natriumi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook