Lidhu me ne

Kryesore

“Rama nuk e përmendi një herë arratisjen e Ahmetajt”, Berisha: Ka ardhur koha që shqiptarët të veprojnë si qytetarë të Europës

“Rama nuk e përmendi një herë arratisjen e Ahmetajt”,


Kokën lart dhe vetëm përpara! – Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij!

Të dashur miq, cilido që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.

Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoi dje, rilindasve të vet hajdutë kriminelë. Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe i Paturpësisë.

Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroi një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për t’i shpëtuar sallës së gjyqit. Ai, në vend të këtyre, zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën “arratisje” të Arben Ahmetit.

Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që t’ia mbathë kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.

Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjer sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë.

Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do t’i drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:

– Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?

– Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?

– Edi Rama, nëse je kaq krenar për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?

Së fundi, të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperojë mbi 200 milionë euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokojë grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi?

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë.

Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje.

Në vend të dorëheqjes, çfarë bëri Edi Rama?! U tha shqiptarëve se është krenar për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruajë arsyen dhe të bëjë atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë.

Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës, por të veprojnë si qytetarë të Europës!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook