Lidhu me ne

Mix

Jane Birkin dhe Serge Gainsburg: Një dashuri absolute, mes skandaleve dhe pasionit

Jane Birkin dhe Serge Gainsburg: Një dashuri absolute, mes skandaleve dhe

“Ne ishim kaq të dashuruar dhe të lumtur”.

Dashuria e fuqishme, skandaloze mes Jane Birkin, asokohe një modele 22-vjeçare, dhe kantautorit Serge Gainsbourg, 40 vjeç, shënoi historinë e muzikës, duke ndikuar gjithashtu te moda dhe zakonet

Anekdota të panumërta të rrëfyera nga këngëtari ndër vite, të cilat ngjallën një jetë jashtë rehatisë, mes teprimeve alkoolike (sidomos të tij), stilit libertine, zënkave kolosale dhe gjesteve eklatante.

Dhe kënga “Je t’aime moi non plus” e cila u censurua në Itali për tekstin që tregonte në mënyrë eksplicite një takim dashurie: disku u sekuestrua nga gjyqësori në të gjithë vendin (por dëgjuesit mund të dëgjonin ende psherëtimat e Birkin në Radio Capodistria ose Radio Monte Carlo).

Jane, modelja dhe Serge, këngëtar dhe aktor u takuan për herë të parë në vitin 1968 në një audicion për filmin “Slogan”.

Ad

Ajo ishte shumë e re me një bukuri që të linte pa frymë, diafanoze, ai ishte tashmë dyzet vjeç (tymoste dhe pinte shumë alkool, mallkonte dhe dukej se flinte me rroba thoshte ajo) kur në fillim nuk e tërhiqte.

Duke folur për të me vëllain e saj regjisor Andrew (autor i librit Jane and Serge, një album familjar) ai e përshkroi atë kështu: “Ai është i tmerrshëm. Ai do të ishte i dashuri im në ekran, por ai është kaq kryelartë, snob, shpërfillës ndaj meje”.

Ajo sapo ishte ndarë nga kompozitori John Barry, u martua në moshën 17-vjeçare me të cilin kishte një vajzë, Kate.

Ai kishte përfunduar tashmë në të gjitha kopertinat për një lidhje të stuhishme me Brigitte Bardot.

Mbërrin takimi i parë mes Jane-it dhe Serge-it, gjithashtu një fiasko: “Ne e përfunduam mbrëmjen në Hilton, por virtyti im u shpëtua: ai ra në gjumë në një lloj torpori alkoolik”.

Premisa të mohuara nga e ardhmja: mes të dyve lindi një dashuri e madhe, e cila çoi në lindjen, tre vjet më vonë, të vajzës së tyre të vetme, aktores Charlotte Gainsbourg (muza e Lars von Trier në Melancholia, Ninmphomaniac, Antikrishti).

Marrëdhënia mes të dyve përfundoi në vitin 1981.

Sherret ishin të paharrueshme.

Megjithatë, sipas saj, ishin pikërisht teprimet e shumta alkoolike dhe agresiviteti i tij që çuan në ndarje.

Ajo u zhvendos me vajzat e saj në një hotel, duke refuzuar të flasë publikisht për fundin e historisë së dashurisë.

Me kalimin e viteve, mes të dyve lindi një miqësi dhe këngëtarja prodhoi disa disqe solo të saj.

Dashuritë e reja erdhën për të dy (dhe për të edhe vajzën e fundit Lou, nga regjisori Jacques Doillon), por dashuria mbeti e paprekur deri në vdekjen e tij në 1991.

‘Corriere della Sera’

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook