Lidhu me ne

Kryesore

Edi Rama greqizoi Himarën, i fali Greqisë detin, dhuroi Butrintin?!

Manjani: Himarën e bëri greke Edi Rama. Në daç t’ju pëlqejë, në daç jo

Mitsotakis Congratulates Albanian Counterpart Rama On Election Victory

Nga Ylli Manjani

Nuk desha të hyj në analizën politiko-patriotiko-nacionaliste se më ka neveritur gjithmonë, por meqë patridiotët që kanë 2 ditë që më shesin moral nga kioskat e tyre të budallëkut, po i hyj edhe këtij argumenti. S’ke ç’i bën, do merresh edhe me argumente të jo preferuar për sa kohë njerëzia hipin e rrinë në pemën pa kokrra të patriotizmit.

Sulmi i hapur politik që Edi Rama i bëri zgjedhjeve në Himarë si dhe ndalimi e burgosja pa prova e një të zgjedhuri vendor atje, kompaktësoi si kurrë më parë faktorin minoritet dhe për pasojë Greqinë zyrtare si kurrë më parë.

Kjo ngjarje pason edhe një vizitë të beftë të kryeministrit të Greqisë në Himarë,  në pranverën e këtij viti, pak para zgjedhjeve vendore. Një vizitë e lënë disi në heshtje nga Edi Rama,i cili nuk lë vizitë të çdo pensionisti të huaj pa përmendur dhe pa ja varur. Çuditërisht ai nuk shoqëroi homologun e tij në Himarë!!!

Dyshimi im i arsyeshëm ka qenë dhe është se Edi Rama e do Himarën greke. Dhe për ta kompaktësuar më shumë këtë ide, ai e sulmoi në zgjedhje dhe kështu u kompaktësua edhe më shumë faktori grek aty.

Tani, se përse e bën këtë gjë Edi Rama e ç’interes ka, mund të spekulojmë pafund. Por logjika e do të presim dhe pak se do dalë koka e muhabetit. Ndaj dhe personalisht nuk kam dashur të futem në këtë argument se nuk më pëlqen konspiracioni. Preferoj të bëj analizë mbi fakte.

Por tashmë, fakt është që Edi Rama kompaktësoi dhe zgjoi nga gjumi faktorin grek në Himarë. Ky është fakt. Kush ka sy në ballë e mend në kokë duhet ta shohë e ta përceptojë kaq gjë.

Ndoshta nuk i ka bërë mirë as për veten e vet këto hesape. Ndoshta, por ky është fakt!

Edhe në sqarim të fundit për patridiotët që kanë lënë çdo punë e rrinë te dyqanet e tyre të moralit.  Kam vënë re se të gjithë kanë një mënyrë gjykimi, d.m.th askush nuk thotë që fjala ime atje në atë miting ishte jokorrekte, por të gjithë thonë “ç’deshe ti te mitingu i grekëve?”

Atëherë, nuk isha në miting grek, por në miting shqiptar, në Shqipëri dhe për të folur për çështje të demokracisë dhe shtetit shqiptar. Isha i ftuar nga himariotë, shqiptarë të mirë, për shkak të pikëpamjeve të mia për rastin Beleri, të cilat kam 3 muaj që i kam publikisht të shprehura. Shkova në atë miting dhe i përsërita.

Grekëve që ishin aty, iu thashë burrnisht, sy më sy dhe jo nga dyqani i moralit, as nga kioskat e emigracionit që bëjn patridiotët, se demokracia nuk importohet. Grekët i respektoj për sjelljen e tyre demokratike në vendin e tyre, por demokracia është çështje e popullit. O e ke, o s’e ke.

Nga importi nuk vjen demokraci.

Pyetja është përse nuk ishit edhe ju, patridiotë në atë miting dhe ti thonit pikëpamjet tuaja, jo pse shkova unë, që thashë të miat në shqip dhe për hallet e Shqipërisë?!

Përse nuk i kërkoni hesap, përkundrazi e votoni, Edi Ramës që e greqizoi Himarën, pasi i fali Greqisë detin dhe historinë tonë kombëtare në Butrint?!

Përse Edi Rama lejoi zotin Micotaqis të vizitonte Himarën i pa shoqëruar të paktën sipas protokollit shtetëror?!

Përse e lejoi të garonte në zgjedhje Fredi Belerin kur paska qenë kaq “kriminel”?!

Përse “do merrej personalisht” me zgjedhjet në Himarë?!

Përse gjithë ajo dhunë shtetërore pasoi deklaratën e tij publike?!

Përse i duhej kompaktësimi i dhe risjellja në axhendë e çështjes “minoritet” në Himarë?!

Këto janë pyetje që duhet të bëni, jo të më kërkoni hesap mua pse shkoj në miting demokratikisht e për demokracinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe, si qytetar krejt i lirë. 

Po zaten demokraci pa demos nuk ka jo… Keni edhe ju një të drejtë fundja. Pse duhet të luftojë njeriu për demokraci kur demos-i rri në pemë pa kokrra e ushqehet me kokrrat e idhujve politikë…

Patridiotë!

Himarën e bëri Greke Edi Rama. Në daç t’ju pëlqejë, në daç jo!

Tani hapni ato kioska virtuale e shisni moral e patriotizëm pa kokrra, se Shqipërinë ua kanë shitur tashmë!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook