Lidhu me ne

Mix

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar në fshehtësi gjatë fundjavës së kaluar, raporton Page Six.

Ata u shfaqën në disa foto të shkrepura nga paparacët me unazat e martesës në gishtat e tyre. Brown, e veshur casual, i ktheu përgjigje një paparaci, i cili e uroi çiftin e ri. “Faleminderit”, tha aktroja e “Stranger Things”.

Sipas burimeve, ata po planifikojnë një tjetër ceremoni më të madhe, por tani për tani, janë martuar ligjërisht. “Martesa ishte shumë private dhe romantike. Ata thanë betimet me familjarët e afërt”, shtoi burimi. Aktorja dhe modeli do të bëjnë një tjetër dasmë në Itali, gjatë verës.

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi Millie ua dha lajmin fansave në prill 2023 se Jake i kishte propozuar për martesë. “Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha,” shkroi ajo në një foto të tyre së bashku në atë kohë me një unazë në gisht.

Babai i Jake më vonë iu drejtua momentit historik të djalit të tij në moshën e tij të re. “Unë nuk e di nëse mosha ka rëndësi. Nëse gjeni partnerin e duhur dhe rriteni së bashku — mendoj se kjo do të ishte këshilla ime me të vërtetë, të rriteni së bashku është diçka e mirë,” i tha ai Andy Cohen në emisionin e tij SiriusXM, Radio Andy.

“Millie është e mrekullueshme. E gjithë familja e saj është e mrekullueshme”, shtoi këngëtari me famë botërore. “Jake është shumë, shumë i lumtur.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook