Lidhu me ne

Temporal

“Ideologjia liberale më vrau djalin, do e shkatërroj” – Elon Musk rrëfen për herë të parë ç’ndodhi me të birin trans


Shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk tha se ai ishte “mashtruar” për të dhënë pëlqimin që fëmija i tij të merrte bllokues të pubertetit, duke shtuar se ai beson se “virusi i mendjes i ideologjisë woke (liberale)” e vrau në mënyrë figurative djalin e tij.

Musk e bëri këtë koment në një intervistë me Dr. Jordan Peterson të hënën, pasi ai u pyet për mendimet e tij për mjekët që kryejnë procedurat e ndryshimit të gjinisë te fëmijët, një praktikë që si Musk ashtu edhe Peterson e përshkruan si “djallëzore”.

Musk tha se përvoja e tij me djalin e tij Xavier, i cili tani quhet Vivian Jenna Wilson, i hapi sytë ndaj asaj që ai e quajti “virusi i së majtës progresive”, të cilin që atëherë ai është zotuar ta “shkatërrojë”.

“Kjo ndodhi me një nga djemtë e mi. Unë në thelb u mashtrova për të nënshkruar dokumente për një nga djemtë e mi, Xavier-in. Kjo ishte para se të kuptoja se çfarë po ndodhte. COVID-19 ishte nëpër këmbë, kishte shumë konfuzion dhe më thanë se Xavier mund të bënte vetëvrasje nëse nuk do i kryente procedurat”, tha Musk.

“Kjo ishte një gënjeshtër që në krye të herës,” ndërhyri Peterson.

“Krejt djallëzore, e poshtër dhe unë jam dakord me ju që njerëzit që e kanë promovuar këtë duhet të shkojnë në burg,” u përgjigj Musk.

Musk tha se nuk i ishte shpjeguar se bllokuesit e pubertetit janë “në fakt thjesht ilaçe sterilizimi” kur ai dha pëlqimin që djali i tij t’i nënshtrohej trajtimit.

Ai e quajti termin “përkujdesja për afirmimin e gjinisë” një “eufemizëm të tmerrshëm”.

“Unë e humba djalin tim, në thelb. Ata e thërrasin atë me emrin e tij të ri prej transseksuali për një arsye,” tha Musk.

“Arsyeja pse quhet me këtë emër të ri është sepse djali ka vdekur. Djali im Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi i së majtës progresive.”

Bllokuesit e pubertetit janë treguar se shkaktojnë probleme afatgjata të fertilitetit tek djemtë, përfundoi një studim paraprak nga Mayo Clinic në fillim të këtij viti. Studimi zbuloi se ndikimet e bllokuesve të pubertetit mund të jenë të përhershme, duke kundërshtuar pretendimet se efekte të tilla mund të kurohen sërish.

Pas një pauze të gjatë, Musk shtoi: “Unë u zotova të shkatërroj virusin e ideologjisë liberale pas kësaj, që shkatërron mendjen e njerëzve.

Vivian Musk doli si transgjinore në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian dhe për të marrë mbiemrin e nënës së saj, raportoi Daily Mail.

“Nuk dua të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë, gjendje apo formë”, tha Vivian në atë kohë.

Premtimi i Musk për të luftuar të majtën “liberale” ka të ngjarë të ketë nxitur vendimin e tij të fundit spër të zhvendosur selinë e SpaceX nga Kalifornia në Teksas, pasi guvernatori Gavin Newsom nënshkroi një projektligj që do t’i ndalojë distriktet shkollore të njoftojnë prindërit nëse fëmija i tyre përdor përemra të ndryshëm ose identifikohet si një gjini që është e ndryshme nga ajo që është në të dhënat e shkollës.

“Kjo është pika e fundit që derdhi gotën,” shkroi Musk në X, platforma e tij e mediave sociale, duke shpjeguar vendimin e tij.

“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, që sulmojnë familjet dhe kompanitë, SpaceX tani do zhvendosë selinë e saj nga Haëthorne, Kaliforni, në Starbase, Teksas.”

 Fox

*Woke: Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane (AAVE) që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor. Duke filluar në vitet 2010, ajo përfshiu një përfshirje më të gjerë për pabarazitë sociale si padrejtësia racore, seksizmi dhe mohimi i të drejtave LGBT. Ëoke është përdorur gjithashtu si stenografi për disa ide të së Majtës Amerikane që përfshijnë politikën e identitetit dhe drejtësinë sociale, të tilla si privilegji i të bardhëve dhe dëmshpërblimet për skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook