Lidhu me ne

Mix

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Shtatori vjen me disa super prurje në kinema dhe më poshtë, do të gjesh listën me 11 tituj që ia vlen t’i shohësh.

“Apollo 13: Survival”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 5 shtator në Netflix

Në prill të vitit 1970, një problem ndodhi në anijen kozmike “Apollo 13” të NASA-s. Në serial do të rrëfehet historia e pabesueshme e tre astronautëve që u kthyen në Tokë, përmes historive të detajuara nga këndvështrimi dhe përvoja e vetë astronautëve, intervistat me familjarët dhe kontrollorët e misionit. Në këtë dokumentar do të përdoret një kombinim i arkivave të audiove, pamjeve filmike, intervistat e mëvonshme dhe pamje të reja të kabinës së misionit.

“Beetlejuice Beetlejuice”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 6 shtator

Kanë kaluar 36 vite që kinemaja pa “Beetlejuice Beetlejuice”, kryeveprën e Tim Burton. Që atëherë, Beetlejuice është shfaqur në qindra video lojëra, ka një seri televizive të animuar dhe frymëzon veshje të shumta për Halloëeen, por, ja që do të rikthehet sërish, për t’i dhënë botës një vazhdim interesant. Me një kast fantastik si Monica Bellucci, Jenna Ortega, Winona Ryder dhe Catherine O’Hara, filmi pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

“The Front Room”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 6 shtator

Robert Eggers është një nga emrat më të nderuar në horrorin bashkëkohor, falë dramave të tilla shqetësuese. “The Front Room” tregon historinë e një gruaje shtatzënë, e cila shpreson që ajo dhe i shoqi të marrin ca para nga njerka e tij e moshuar dhe shëndetlig. Ata e ftojnë njerkën që të jetojë me ta, por nuk e dinë se mysafirja e re është një fanatike fetare dhe raciste. Ka shumë gjasa që njerka shëndetlig të jetë shumë më e ligë dhe më e rrezikshme sa ata mendojnë.

“His Three Daughters”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 6 shtator

Drama komike dhe e mprehtë e Azazel Jacobs është vlerësuar shumë në Rotten Tomatoes. Carrie Coon nga “The Leftovers”, Elizbath Olsen dhe Natasha Lyonne, do të luajnë rolet e 3 motrave që nuk kanë ndonjë marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Ato detyrohen të bëhen bashkë në Neë York për t’u kujdesur për babain e tyre, i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Kjo histori përshkruhet si një rrëfenjë e errët, qesharake, e pashërueshme, e cila përballet me shëmtinë e pikëllimit dhe ofron një fund të lumtur, të paktën aq sa mund të sjellë një vdekje shkatërruese.

“Speak No Evil”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 13 shtator

Mackenzie Davis dhe Scoot McNairy do të bashkojnë forcat për të na rrëfyer historinë e një çifti amerikan, të cilët gjatë udhëtimit në Europë miqësohen me një çift britanik, të luajtur nga McAvoy dhe Aisling Franciosi. Amerikanët pranojnë ftesën e çiftit britanik për të qëndruar në vilën e tyre larg qytetërimit dhe ndonëse në dukje, çifti britanik duket shumë i sjellshëm, në fakt, situata bëhet shumë frikësuese.  

“Lee”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 13 shtator

Lee Miller u lavdërua si një modele dhe muzë e Picasso-s e Man Ray-t. Ajo gjithashtu u adhurua nga një fotograf në Luftën e Dytë Botërore, ndaj i biri i saj, shkroi një biografi për jetën kaq interesante të së ëmës. Tanimë, biografia është kthyer në një film dhe na beso, tregon gjithçka, përpos historisë së një gruaje të bukur.

“The Substance”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 19 shtator

Ky është një film që ndërthur satirën me horrorin. “The Substance” rikthen Demi Moore dhe sjell në formë parodike guximin e Elisabeth Sparkle, një aktore e Hollyëood. Kur shefi i saj seksist (Dennis Quaid) e shkarkon që të punësojë një prezantuese më të re në moshë, Elisabeth paguan një kompani për të prodhuar një klon të vetes, fiks siç ishte në të 20-tat e saj. Por, shpejt, ngjarjet marrin një tjetër rrjedhë, të frikshme dhe të mistershme.

“Wolfs”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 20 shtator

“Wolfs” rikthen në një film Brad Pitt dhe George Clooney. Në këtë film, Clooney luan rolin e një mercenari joshës, i specializuar për të pastruar skenat e tmerrshme të krimit, para se ato të kuptohen nga autoritetet. Mercenarit i pëlqen të mendojë se është kualifikuar në mënyrë unike, për të bërë një punë kaq specifike. Nga ana tjetër, Pitt, është një burrë i rezervuar, një “ujk i vetmuar”, i cili bën të njëjtën punë si Clooney. Të dy ata detyrohen të bashkohen dhe sigurisht, gjërat marrin rrjedha të tjera.

“The Goldman Case”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 20 shtator

Kjo është një epokë e artë e dramave franceze që zhvillohen në salla gjyqi. Nisi me “Anatomy of a Fall” dhe me “Saint Omer”, për të vijuar me “The Goldman Case”, një film që rrëfen historinë e Pierre Goldman, militant i së majtës ekstreme, i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 1974. Një vit më vonë, Goldman (Arieh Worthalter) u kthye sërish në gjykatë për të apeluar dënimin, por këtë herë, gjyqi është një fushatë kundër racizmit, antisemitizmit e korrupsionit të shtetit.

“The Wild Robot”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 27 shtator

Filmi vizatimor fantastiko-shkencor zë vend në hapësirë, në një territor mahnitës, të gjelbëruar. Përshtatur nga librat për fëmijë me autor të Peter Brown, roboti tregon historinë e Roz, një robot, të cilit i është mbytur anija në një ishull të pabanuar, i cili detyrohet të mësojë jetën pa teknologji dhe përjeton mijëra emocione.

“Megalopolis”

11 filma dhe seriale që nuk duhet t’i humbësh në shtator

Publikohet më 27 shtator

Saga filozofike e fantastiko-shkencore e Francis Ford Coppola po vihet në jetë! Intriga të shumta në një arkitekturë fantastike në “Romën e Re”, si dhe kasti mbresëlënës me Aubrey Plaza, Adam Driver, Shia LaBeouf, do të krijojë një ndër filmat më të mirë të vitit, të paktën kështu shpresojnë adhuruesit e filmave.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook