Lidhu me ne

Mix

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut – A ndihmon humbja e peshës në kontrollin e tyre?

Diabeti është një problem i zakonshëm por serioz shëndetsor, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën.

Përafërsisht 85% e pacientëve me diabet të tipit 2 kanë nevojë të trajtohen edhe për presionin e lartë të gjakut.

Edhe pse ilaçet ulin në mënyrë të efektshme presionin e gjakut, disa mund të kenë efekte anësore.

Ekspertët mendojnë se modifikimet e stilit të jetës, si për shembull humbja e peshës, mund të ndihmojnë.

Sidoqoftë, ata nuk rekomandojnë të hiqni dorë nga ilaçet gjatë përpjekjes për të humbur peshë.

Studiuesit në Universitetet e Glasgow dhe Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan se si ulja e peshës ndikoi pozitivisht tek njerëzit me diabet.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këtë studim dhe përfundimin në të cilin ata arritën.

Të dhënat e studimit në lidhje me mbipeshën, diabetin dhe tensionin e lartë

Pjesëmarrësit që morën pjesë në studim ndërprenë ilaçet e diabetit kur filluan fazën fillestare të dietës për humbjen e peshës.

Kjo përveç rasteve kur ato ishin të nevojshme për probleme të tjera, përveç diabetit ose hipertensionit.

Studiuesit monitoruan presionin e gjakut dhe nivelet e glicemisë gjatë gjithë studimit dhe mjekuan me ilaçe vetëm ata pjesëmarrës që patën realisht nevojë.

Studimi demonstroi një ulje të konsiderueshme të presionit të gjakut gjatë terapisë.

Tek ata pjesëmarrës që nuk kishin patur probleme të më parshme me hipertensionin, uljet ishin të menjëhershme.

Ndërsa për ata që ishin trajtuar më parë për hipertension nuk pati ndryshime deri në javën e 9-të.

Gjatë fazës totale të zëvendësimit të dietës, 27.5% e pjesëmarrësve iu desh të rifillonin marrjen e ilaçeve për hipertensionin.

Sidoqoftë, në 2 vjet, 28% e pjesëmarrësve që ndaluan ilaçet, ulën peshën trupore, nuk patën nevojë për për t’i marrë përsëri.

Sipas studimit humbja e konsiderueshme e peshës mund të eleminojnë nevojën për ilaçet e presionit të gjakut ose të ulë numrin dhe llojin e ilaçeve të marra.

Gjithashtu, humbja e konsiderueshme e peshës mund t’ju shpëtojë nga diabeti i tipit 2./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook