Lidhu me ne

Mix

Vlerat e rralla të majdanozit për shëndetin e veshkave

Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave.

Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve.

Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për tre kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Lëngu i Shëndetshëm i Majdanozit Për Veshka Të Shëndetshme

Përbërësit:

  • Një tufë e vogël majdanoz
  • 3 gota me ujë

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri.

Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni.

AgroWeb.org ju këshillon të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti.

Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

Lëng Kastraveci Dhe Majdanozi

Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm.

Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 1 tufë me majdanoz
  • 2 gota me ujë

Përgatitja:

Përzieijini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës.

Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur.

Pijeni për 20 deri 30 ditë.

Lëng Ananasi Dhe Majdanozi Për Pastrimin E Veshkave

Përbërësit:

  • 3 feta ananasi
  • 2 tufa me majdanoz
  • 1 litër ujë

Përgatitja:

Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta.

Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës.

Pijeni për 20-30 ditë.

Vlerat E  Tjera Të Majdanozit Për Shëndetin E Organizmit

Majdanozi përmban minerale si kalçiumi, hekuri dhe sulfuri.

Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme.

Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e  sistemit imunitar./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook