Lidhu me ne

Mix

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Skandali më i madh në industrinë e muzikës!

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët thonë se ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra si dhe ka krijuar një ndërmarrje të vërtetë kriminale, ku përfshihej edhe puna e detyruar, pengmarrje, zjarrvënia e qëllimshme dhe korrupsioni.

Reperi nuk i ka pranuar akuzat, edhe pse deri tani, mbi 100 persona kanë përgatitur padi kundër tij, për shfrytëzim seksual.

Sipas raportimeve në mediat botërore, Diddy organizonte festa të shfrenuara, ku abuzoheshin femra dhe meshkuj, shkruan A2 CNN. Prej javësh tashmë kanë qarkulluar emra personazhesh të famshëm të cilët kanë marrë pjesë në festa, madje edhe kur kanë qenë të mitur, si Justin Bieber, Usher, e shumë të tjerë.

Por çfarë dihet deri tani për rastin?

1. Më shumë se 100 persona do të ngrenë padi ndaj tij, në aktpadi përmendet për herë të parë akuza për abuzime me të mitur.

2. Combs u arrestua në shtator dhe ndodhet në një burg federal. Ai i mohon të gjitha akuzat.

3. Diddy, një prej personazheve më të suksesshëm në botën e muzikës, ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj të repit, si Notorious BIG, JayZ e shumë të tjerë.

4. Akuzat e para për abuzime u bënë nga ish-e dashura e tij, Gina Huynh, në vitin 2019.

5. Në mars, FBI bastisi shtëpinë e tij, pas akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.

6. Disa nga akuzat janë përngjarje të ndodhura në vitin 1991 dhe gjysma e viktimave që e akuzojnë këngëtarin janë meshkuj.

7. “Më në fund i është bërë e ditur botës sekreti më i madh në industrinë e argëtimit”, tha Tony Buzbee, avokat që përfaqëson 120 paditës. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook