Lidhu me ne

Radar

U përdorën për herë të parë nga Ukraina, çfarë janë raketat “Storm Shadow” që goditën Rusinë?

U përdorën për herë të parë nga Ukraina,

Pasi lëshohet, çdo raketë mund të udhëtojë deri në 155 milje dhe peshon më shumë se një makinë e vogël.

Ukraina goditi Rusinë për herë të parë me raketa “Storm Shadow” të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto armë janë raketa me rreze të gjatë – distanca maksimale që mund të arrijnë është rreth 250 km (155 milje).

Raketa lëshohet nga një avion dhe më pas fluturojnë me shpejtësinë e zërit. “Storm Shadow” konsiderohet si një armë ideale për të depërtuar në bunkerë dhe depo municionesh, si ato të përdorura nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.

Çdo raketë kushton gati 1 milion dollarë (767,000 £), kështu që ato priren të lëshohen me kujdes maksimal. Britania dhe Franca i kanë dërguar këto raketa në Ukrainë, por duke thënë se Kievi mund t’i hedhë ato vetëm në objektiva brenda kufijve të tij.

U përdorën për herë të parë nga Ukraina,

Më herët, presidenti Joe Biden i dha “OK” Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit Rusisë.

Çfarë janë raketat “Storm Shadow”?

Britania e Madhe u bë vendi i parë që furnizoi Kievin me raketa me rreze më të gjatë verën e kaluar. Ai lejoi forcat ukrainase të godasin trupat ruse dhe depot e furnizimit përpara se të niste kundërofensivën vitin e kaluar.

Lidhur me këtë vendim, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi asokohe se Britania i ka dalë kundër aleatëve, duke dërguar armë në Ukrainë.

Raketat prej pesë metrash u shpikën në mesin e viteve 1990 nga Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa që atëherë janë vendosur në zonat e konfliktit në Irak dhe Libi.U përdorën për herë të parë nga Ukraina,Raketa “Storm Shadow”

Pasi lëshohet, çdo raketë mund të udhëtojë deri në 155 milje dhe peshon më shumë se një makinë e vogël. Ai është projektuar për të goditur objektiva statike, të fortifikuara dhe me vlerë të lartë – me një kosto prej 2 milion £ për një raketë.

Raketa përmban dy koka luftarake – e para depërton nëpër fortifikime dhe e dyta shpërthen. Katër metra beton nuk mund ta ndalojë raketën dhe është në gjendje të fluturojë në një nivel shumë të ulët./

“Sky News”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook