Lidhu me ne

Radar

VIDEO/ Gjendet Parashqevi Simaku: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosë bashkë me familjarët

VIDEO/ Këndon sërish shqip Parashqevia, biznesmeni: Do

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare.

Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.

Pjesë nga intervista:

Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?

Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri, dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkuam në një hotel, ku ajo do të kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.

A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?

Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.

Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?

Ilirjani: Ajo nuk ja kishte idenë fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashuri në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.

 Ai zbulove që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?

Ilirjani: Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darkë të bukur së bashku. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.

Vazhdon këndon?

Ilirjani: Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një emocion shumë i madh për mua të takoj të vetmen divë të shqiptarisë.

https://www.cdnimpuls.com/video/675fe1621e648.mov#t=0.5

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook