Lidhu me ne

Kritike

Ngjajnë si një bajgë kur rrota e qerres e ndan më dysh.

Rebecca Noble/Getty Images

Një pyetje analistëve tanë

Nga Agim Xhafka 

E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë në se do fitonte Trump zgjedhjet presidenciale në USA. E merrja me mend se piruetat do i kishin kaq të vrullshme sa nuk do qe çudi në se do u binte të fikët nga trullosja e trurit. E dija që do vraponin në krah të Trump e do tirrnin ditirambe për të. E dija që do stisnin skenarë pa fund që ta mënjanonin Soros, të heshtnin për arritjet madhështore të tij në të kaluarën siç na i shpalosën një dekadë e do i merrte entuziazmi për gjigantin Trump, për vizionarin Trump, për Mesian Trump.

Nuk kanë kaluar as tre ditë që Trump hyri në zyrën ovale dhe më dolën krejt parashikimet. Se analistët tanë janë të parashikueshëm. Janë lajkatarë, janë lëpirësa dhe jetojnë e shumohen prej pështymës. Aspak nuk çuditem që tash ia nisën këngës, Trump do mbështesë Ramën. Nga që ai ka një tip me Ramën, është në mendim binjak me Ramën, se çfarë do i duhet në Shqipëri Rama ia shet në vend. Veç Sazanit mund t’i japë edhe Korfuzin p.sh po ta kishte në dorë.

Kjo aradhë komentatorësh televizivë që na mbin në sy veçanërisht darkave do vazhdojë kështu për katër vite të presidencës Trump. Do mbërrijnë deri atje sa dhe shenjat e horoskopit do i shpjegojnë me humorin e Trumpit, me sjelljen e tij.

Ata tani hiqen që dinë gjithçka. Që janë një hap para se dhe vetë Trump. Parashikojnë dhe kur ai do mbyllë luftërat, kur do të hapë puset e naftës, kur do të përlajë kanalin e Panamasë. Gjithçka, gjithçka do na e thonë mbrëmjeve. Aq me hollësi sa vetë Trump do lebetitej po t’i dëgjonte.

E me qenë se mendja e tyre, e analistëve tanë d.m.th, punon si orë zvicerane, por pa zemberek, dua t’u bëj një pyetje.

-Ore, analistët e leshit, a mund të na thoni në ka ndërmend Trump për vitin 2025 të bëjë ndonjë fëmijë?

Mendoheni dhe ma jepni përgjigjen në darkë. Në cilin televizion kombëtar të doni. Se njësoj janë, hiç ndryshim s’kanë. Ngjajnë si një bajgë kur rrota e qerres e ndan më dysh.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook