Lidhu me ne

Radar

Adriatik Dosti: Nuk rrëzohet Rama me 1 mijë veta, o Doktor!

Shkruar nga Adriatik Dosti* (SHBA)

Jam i zhgënjyer tmerrësisht pas “protestës ” të demokratëve me 8  shkurt 2025 .

Doktor!

Kanë një shprehje të bukur fort tironcit “O fol e mba o dhitë e ha..!

Ndaje përfundimisht mendjen o Doktor: O me ne, o me veten tënde!

Nuk thirren shqiptarët e demokratët në shesh sa herë do ti e për asnjë lloj aksioni, veprimi e qëllimi, o Doktor!

Në shesh shqiptarët e demokratët duhej te kishin dalë një ditë pas 27 janarit 2025, atë natë kur ish zv/kryeministri i Rames në arrati bëri publike fakte tronditese në Syri tv për banden kryeministrit në pushtet, o Doktor dhe jo dy javë më pas siç kërkove ti.

Nuk trajtohen shqiptarët e demokratët njësoj siç i trajtoi për vite me radhë Lul Basha, o Doktor, por fatkeqesisht edhe me pëlqimin tënd.

Nuk bëhet protestë 1 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, o Doktor!

Nuk bëhet protesta e demokratëve antiRama e kufizuar me orarin e fluturimit tënd për në Itali, o Doktor!

Nuk mund te ketë kurrfare lidhje e aleance me majtistin Meta në betejen tonë pa kompromis për të rrëzuar Ramën  e diktaturën, o Doktor!

Nuk ka taban asnjë lloj aleance ”të gjithë sëbashku për të rrëzuar Ramen”, o Doktor sepse as Llapaj, Shabani, Qorri, Goxhaj, Shehaj  Topalli apo pjesërisht edhe Mediu, Duka, Shehi, Topalli etj …nuk e gjejnë kurresesi veten tek demokratet e ndershem, antikomunistë, shqiptarë e patriotë, për të mos thënë se lehin atje ku ushqehen.

Nuk mund te jem me kurresesi me ty o Doktor që kur urove për ditelindjen e tij publikisht bashkefajtorin në diktaturë, Ismail Kadarenë…

Ne demokratët e vertetë vazhdojmë ta vuajmë ende shprehjen tënde famëkeqe, o Doktor, kur deklaruat publikisht se “të gjithë bashkëfajtorë. e të gjithë bashkëvuajtës”.

Jam tepër i zhgënjyer prej teje, o Doktor qëkur afrove e mbajte për shumë kohë në krahun tënd të djathtë, Evi Kokalari.

Nuk mund ta kuptojë dot heshtjen e memecerinë tënde o Doktor në prag zgjedhjet e reja në Kosovë kur ti duhej te ishe i pari mbështetës besnik dhe i fuqishem i birit të Kosovës, Albin Kurtit.

Nuk me lidh mua kërkundi përsonalisht si demokrat, atdhetar, patriot, nacionalist e antikomunist absolutisht asgjë o Doktor me pseudodemokratët Salianji, Gjekmarkaj, Tabaku, Bardhi apo qoftë edhe me bashkëpunetorin e Çet Kastratit, dyshin e PD-së, Flamur Noken që sëbashku me Lul Braven sabotuan protesten e kuksianëve në Rrugen e Kombit.

Nuk arrij ta shpjegoj dot heshtjen tënde o Doktor dhe mos prononcimin tënd lidhur me shkrimin tim publik që bënte fjalë për një takim tuajin me një Autoritet të Lartë të shtetit të Palestines lidhur me zbarkimin në Tiranë të rreth 100 mijë palestinezëve të Gazës.

Nuk jam kurrë në krahun tënd o Doktor kur ti pranon të jesh prezent në studiot televizive këllira e antishqiptare, por edhe antidemokrate të disa analistëve, pasi kësisoj na fyen rëndë ne demokrateve të vertetë e njëherësh të gjithëve që ende besojmë e shpresojmë tek ti për një të nesërme disi me ndryshe…

Nuk rrëzohet Rama me një mijë njerëz në shesh e as me fjalime të stërpërseritura, o Doktor, ai rrëzohet vetëm ashtu siç erdhi, DHUNSHËM, në daç ti vijë mirë a JO, Amerikës apo BE!

Nuk shahet Amerika e djeshme e sorroisteve, o Doktor që nga zyra jote, por minimumi me një protestë të fuqishme para selisë së Ambasades së saj në Rrugen e Elbasanit në Tiranë.

Nuk pjerdh aspak Altin Dumani pse e shani a sulmoni ju nëpër media, portale, gazeta a tv o Doctor! Ai rrëzohet ndryshe o Doktor!

Unë nuk mund ta pranoj dot kurren e kurrës o Doktor kandidaturën tënde për në krye të Himarës puroshqiptare të filogrekut vorio epiriot, të kriminelit e antishqiptarit të tërbuar Fredi Beleri.

Amerika e re e Trumpit po ju çon përditë sinjalet, o Doktor, ndaj çfarë prisni më?! Apo iu gënjen mendja që Trumpi të dërgojë trupat speciale Force One për të larguar të keqen tuaj të madhe Edi Ramen.

Apo iu gënjen mendja se Presidenti Trump do vijë aty në Tiranë e do t’ju sjellë në pushtet?!

Harroje Doktor!

Eshtë fort e dhimbeshme të ta kujtoj o Doktor një shprehje lapidarë te desidentit të njohur çek, antikomunistit e demokratit që më pas u bë edhe President i suksesshem i vendit e i popullit të tij, Vacllav Havel, i cili pati thënë se “më i rrezikshem nuk është komunisti fanatik që mbron bindjet e idealin e tij, por komunisti i shnderruar në demokrat!”

No coment!

Është koha për reflektim të thellë dhe urgjent, o Doktor, koha nuk pret më.

A.R.D

*Adriatik Dosti është një ndër gazetarët ikonë të gazetës KOHA JONE që sot jeton në SHBA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook