Lidhu me ne

Kryesore

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë...

Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta mendosh mirë – sic e ka menduar mirë edhe Rama – nuk ka pasur kurrë më parë një lloj kompromisi publik si ai që ekziston sot kundër Veliajt. Aq sa heqja menjane e atij tani, jo vetëm që nuk e dëmton Ramën por ndoshta i bën edhe mirë.

Po pse njerëzit – edhe pse jetojmë në një epokë të ndarjeve të thella dhe polarizimeve të tejskajshme – e kanë kaq të kollaj të gëzohen në një formë thuajse unanime kur Erion Veliaj shkon në burg? Veliaj përfaqëson mashtrimin, kur ai mashtron ai e di që gjithë të tjerët e dinë po aq mirë që ai po mashtron, po atij as i bën përshtypje ajo.
Ai premtoi që nuk do të kishte ndërtime, dhe nën administrimin e tij, shqiptarët panë Tiranën të deformohet nga ndërtimet që nuk erdhën nga nevojat normale të tregut për strehim apo zhvillim, por nga pastrimi i parave.

Ai është pasqyrimi i mënyrës më të pamoralshme të të qenit në jetën publike, i pandjeshëm dhe me lëkurë të trashë.

Në mëngjes, ai mund të duket si një ungjillor që predikon dashuri ndërmjet njerëzve, por në darkë i kundërvën e percan egersisht njerëzit ndaj njëri-tjetrit, për dallime të tilla si prejardhja gjeografike, ngjyra e lëkurës, ose aftësia fizike.

Veliaj përfaqëson njeriun meskin qe shfrytëzon shpresën dhe besimin e njerëzve, duke e përdorur si një katapultë drejt pushtetit.

Në 2003, njerëzit besuan te ai si i ri, guximtar, i arsimuar jashtë dhe që diagnostikonte me precizion kirurgjikal apatine e shoqërisë dhe shpresuan se e ardhmja do të ishte me e mire në duart e tij dhe të shokëve të tij. Ky ishte mashtrimi i pare i madh, se ne te vertete gjithë ai veprim propagandistik ishte një projekt i përbashkët me Ramën për të pushtuar PS nga brenda dhe perdorur më pas si mjet për të marrë nën kontroll Shqipërinë.
Ai ishte njeriu i pacipë që për të projektuar pushtet brenda partisë dhe në shoqëri organizonte dasma përrallore dhe rituale ahengjesh që i përngjanin teprive te ndonjë sulltani dhe pastaj pa patur as më të voglin turp u thoshte shqiptarëve që po i bënte të gjitha me pensionin e mamasë! Një gjë të ngjashme më thoshte dhe mua kur më paguante njëherë në tre muaj kur punoja 16 orë në ditë për fushatën e G99.

Nga fundi i jetës se tij publike shqiptarët nuk do ia falin kurrë Veliajt shkatërrimin e teatrit. Jo pse nuk e dinë që atë e shkatërroi Rama, por sepse është edhe më e neveritshme dhe më poshtëruese ajo që bëri Veliaj për të ndihmuar Ramën në atë projekt të ndyrë: duke blerë zërat më relevante të opozitës publike ndaj atij projekti.

Kush e njeh atë si individ përtej kamerave i njeh sensin e humorit, ia njeh aftësinë për të qëndruar pranë dhe për tu kujdesur për njerëzit që mban rreth vetes, si dhe karizmën e një njeriu që është bërë vetë, pa ndihmën e askujt.

Por të gjitha këto aspekte që hedhin dritë tek njerëzillëku i tij, errësohen komplet përballë faktit që publiku sheh Erin e vërtetë të paskrupulltësisë që përdor për të luftuar kundërshtarët, për të mashtruar ata që kanë më pak pushtet, dhe për të nëpërkëmbur deri në zhdukje totale ata që janë krejt të pambrojtur dhe që atij vetë nuk i hyjnë në punë.
Këtë ndjenjë kolektive të publikut e ka nuhatur Rama më mirë se kushdo tjetër.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook