Lidhu me ne

Mix

“Gaza 2035″/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo do jetë “Riviera” e re

Në fazën përfundimtare të skemës, palestinezët do të qeverisin rripin në mënyrë të pavarur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Abrahamit.

"Gaza 2035"/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo doFoto ilustruese

TEL AVIV- Benjamin Netanyahu ndau një vizion të detajuar për Gazën vetëm disa muaj përpara se Donald Trump të zbulonte planet e diskutueshme për enklavën. I kompletuar me imazhe surreale CGI, kryeministri izraelit zbuloi një plan për të rizhvilluar Gazën në një vendbanim idilik urban dhe rural. Propozimi i bën jehonë skemës së Trump për të rindërtuar Gazën për ta kthyer në “Rivierën e Lindjes së Mesme”

Dizajnet madhështore të quajtura “Gaza 2035” mund të kenë frymëzuar Trump për ta kthyer Gazën një qytet alla saudit prej 500 miliardë dollarësh. Synimi përfundimtar do të ishte kthimi i Gazës në një zonë të tregtisë së lirë vetëqeverisëse me platforma nafte në det të hapur dhe me fusha të energjisë diellore.

PAMJET E PLANIT:

"Gaza 2035"/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo do
"Gaza 2035"/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo do
"Gaza 2035"/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo do
"Gaza 2035"/ Netanyahu zbulon imazhet e krijuara nga AI, kjo do

Në pjesën e parë të planit, Izraeli do të shpenzonte 12 muaj për të siguruar se rajoni do ishte i liruar tërësisht nga Hamasi për të krijuar një “zonë të sigurt” – duke filluar nga veriu dhe duke vazhduar deri në jug.

Faza e dytë – e parashikuar të zgjasë nga pesë deri në dhjetë vjet – do të shohë një koalicion të vendeve arabe të formojnë një organ shumëpalësh të quajtur Autoriteti i Rehabilitimit të Gazës. Zyrtarët nga këto vende do të “mbikëqyrnin” përpjekjet e rindërtimit të Gazës.

Në fazën përfundimtare të skemës, palestinezët do të qeverisin rripin në mënyrë të pavarur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Abrahamit.

Netanyahu shmangi komentet për të ardhmen e Gazës për muaj të tërë, por propozimi iu dorëzua në fund të vitit 2023. Ai u hartua nga një grup biznesmenësh që janë kryesisht izraelitë – dhe të afërt me kryeministrin.

Ku do të zhvendoseshin palestinezët?

Trump tha se dy milionë palestinezë do të duhet të largohen nga Gaza para se të rizhvillohet. Ai tha se të zhvendosurit do të shkojnë në “fusha të ndryshme” – duke përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë. Të dy vendet dhe kombet e tjera arabe e kanë hedhur poshtë këtë ide. Por ka pasur edhe pretendimet se palestinezët mund të zhvendosen në Irlandë./

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook