Lidhu me ne

Mix

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa më larg që të ishte e mundur nga Shtëpia e Bardhë (dhe nga burri i saj). Duket se kishin të drejtë. Pas maratonës së Ditës së Inagurimit – rreth një muaj më parë – Zonja e parë nga Uashingtoni dhe Shtëpia e Bardhë është zhdukur thuajse tërësisht. Ajo u kthye vetëm në mbrëmjen e 22 shkurtit për darkën vjetore me guvernatorët e vendit, ku u shfaq e qeshur dhe në krah të bashkëshortit. Më parë, më 24 janar, ajo i ishte bashkuar Donaldit për një udhëtim në Karolinën e Veriut dhe në Kaliforni, dy nga rajonet më të dëmtuara nga zjarret e fundit. Kjo ishte e gjitha. Për pjesën tjetër, Melania ka humbur çdo gjurmë. Sepse, siç ka zbuluar një burim për People, “po jeton jetën e saj”. Dhe nuk është për t’u çuditur: “Nuk do të jetë kurrë një zonjë e parë tradicionale. Nuk është në natyrën e saj. Ka projektet e saj dhe po i realizon ato.”

Një nga këto projekte është edhe një dokumentari për Amazon Prime, i drejtuar nga Brett Ratner, i cili është producent ekzekutiv së bashku me Fernando Sulichin: “Melania ka qenë e angazhuar në xhirimin e dokumentarit të saj në disa lokacione, përfshirë Shtëpinë e Bardhë,” tha një politikan i Miami për People. Për pjesën tjetër, Zonja e parë ka kaluar kohën e saj kryesisht në Mar-a-Lago. Dhe kur është në rezidencën e saj në Palm Beach, zakonisht “qëndron vetëm,” edhe pse “nganjëherë darkon me burrin.” Melania, në janar të vitit të kaluar, në një intervistë për Fox News, kishte sqaruar: “Do të jem në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kur do të kem nevojë të jem në Nju Jork, do të jem në Nju Jork. Kur të kem nevojë të jem në Palm Beach, do të jem në Palm Beach. Prioriteti im kryesor mbetet të jem një nënë, një Zonjë e parë dhe një grua.” Megjithatë, në Shtëpinë e Bardhë – dhe në krah të burrit të saj – gjatë muajit të fundit nuk është parë pothuajse fare.

Për më tepër, prej kohësh qarkullon thashetheme se martesa mes Melanisë dhe Trump është vetëm për fasadë. Ata, të martuar që nga viti 2005 dhe prindër të Barron, i cili tani është 18 vjeç, thuhet se janë larguar që në vitin 2018, kur u bënë publike skandalet lidhur me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, dhe modelen e Playboy, Karen McDougal: Donald Trump thuhet se i ka frekuentuar ato në vitin 2006, vitin kur Melania solli në jetë Barron. Që atëherë, sipas thashethemeve, miliarderi dhe ish-modelja bëjnë jetë të ndarë. E vërtetë apo jo, pas zgjedhjes së burrit të saj, Melania nuk është zhvendosur, siç do të kishte dashur tradita, në Shtëpinë e Bardhë. Dhe siç ndodhi gjatë presidencës së parë të burrit të saj, ajo vazhdon të jetë një grua e parë sa më tërhequr nga skena.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook