Lidhu me ne

Aktualitet

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në betejë

Që kur nuk mbahet mend tashmë, që nga vitet kur nisën nga puna institucionet e reja të drejtësisë, madje edhe më herët, Edi Rama është mburrur përherë si arkitekti dhe mbrojtësi më i madh i drejtësisë së re. Madje ende sot, kur po noton në ujëra të turbullta, kur ka dalë nga shinat mbështetjes pa kushte të drejtësisë së re, për inerci kryeministri vazhdon të mburret për reformën që do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe si simbolin e ndarjes përfundimtare të drejtësisë nga politika.

“Nuk ka më të paprekshëm,” shprehej dikur ai me siguri absolute, ndërsa shoqëronte çdo arrestim të eksponentëve të opozitës me formulat mbështetëse për drejtësinë e re. “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit! Askush nuk mund të jetë mbi drejtësinë e re!”

Por ligji, mesa duket, ishte një mjet fantastik vetëm për sa kohë fshikulloi njerëzit për të cilët Rama kishte dhënë miratimin paraprak.

Me një shpejtësi marramendëse, nga fanari i demokracisë, SPAK u kthye në një gangrenë që duhej ndaluar me “kritikë konstruktive” – ose siç thuhet ndryshe, duhet vënë në rresht.

Kur SPAK arrestonte krerët e opozitës

Arrestimi i Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi ishte kulmi i suksesit të SPAK për socialistët, një provë e qartë që, më në fund, drejtësia ishte maturuar për të sfiduar çdo pushtet. Rama nuk foli menjëherë pas arrestimit. Ai fillimisht heshti për disa ditë, duke mos dashur të krijonte idenë se qeveria kishte ndikuar në hetime.

Kur gazetarët e pyetën pak kohë më pas, ai ishte po aq i drunjtë në përgjigjen e tij: “Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Èndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh në ëndërr se si dënohen njerëz”.

Më pas erdhi arrestimi i Ilir Metës. Kur forcat speciale morën zvarrë ish-presidentin me urdhër të SPAK, Rama duke buzëqeshur tha se ai dhe forca e tij politike “nuk bënte komente për çështje që i takojnë drejtësisë” dhe se arrestimi i Metës ishte “tipikisht një rast që i takonte drejtësisë”.

Deri këtu gjithçka eci sipas planit. Ndaj vlerësimet për drejtësinë e re nuk mungonin nga socialistët, që nuk i bënin dot ballë tundimit për të duartrokitur SPAK-un kur prekte opozitën.

Arrestimi i Veliajt, fundi i flirtit me SPAK

Por koha e artë e flirtit me SPAK duket se mori fund ditën që Erion Veliaj u arrestua në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së. Papritmas, SPAK nuk ishte më institucioni i integritetit të lartë, por një makineri inkuizicioni që ndërhynte në jetën private të zyrtarëve të lartë. Menjëherë nga selitë e pushtetit nisën mesazhet e vrazhda, që në njërën anë synojnë të mbajnë lart moralin e ushtarëve socialistë, në anën tjetër përpiqen të mos e humbin atë shtresë të qytetarëve që e shohin me admirim punën e prokurorëve të SPAK kundër zyrtarëve të korruptuar.

“Sot kemi prokurorë që hyjnë në jetën e njerëzve nga vrima e çelësit” thotë Rama, duke përdorur një metaforë që përngjan shumë me retorikën e Berishës kur fliste për “drejtësinë e kapur”.

Sulmet e tij tani prekin gjithçka: mënyrën se si SPAK zgjidhte rastet që hetonte, prokurorët që merrnin vendime dhe deri tek pagat e tyre. “Pagat e deputetëve nuk krahasohen me pagat e tyre!” Ishte një insinuatë e qartë që prokurorët e SPAK ishin bërë të paprekshëm, se i shihnin veten mbi politikanët dhe po vepronin pa kontroll.

Sulmet e Ramës ndaj SPAK

Lapsi.al ka mbledhur disa nga citimet e Ramës ditët e fundit, ku ai shpreh frustrimin për faktin se nuk ka 100% të prokurorëve nën kontrollin e tij.

1. “Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë, pa kompromis, majtas dhe djathtas, kjo është e ndarë, por ama kundër korrupsionit dhe ai prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë një rresht aty në fund ku pasi e shqyen dikë dhe pasi e merr pa gjyq nga detyra dhe e çon e mbyll brenda… Jo. Këto gjëra janë pak si tepër.

2. “SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, por demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë.”

3. “Nëse kjo premisë themelore nuk respektohet dhe nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë.” 

4. “Këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet t’ua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë.”

5. “Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit.”

6. “Po mirë, SPAK nuk është Vatikani! Edhe Vatikanin e kritikojnë. SPAK është një institucion i ri, është në të drejtën e tij në kuptimin kulturor dhe në kuptimin historik të bëjë dhe gabime, patjetër.”

7. “Nëse Erion Veliaj ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion, por korrupsion ama. Korrupsion të provuar. Jo ‘Ishe ti në avion me atë dhe pastaj ia bërë gruan ti zëvendësministre’.”

8. “Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri.”

9. “Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit.” 

10. “Edhe pastaj të thotë: unë të kam këtë, por ti më thuaj mua këtë që pastaj unë mos ta nxjerr këtë. Ku jemi këtu? Kjo është e papranueshme.

Këto janë vetëm disa nga arsenali i kërcënimeve që kryeministri i ka drejtuar prokurorëve dhe gjykatësve që arrestuan Erjon Veliajn.

Ky është momenti kur një lider fillon të mendojë jo më se si ta mbrojë drejtësinë, por se si ta kontrollojë atë plotësisht. Mund edhe t’ia dalë duke pasur parasysh fuqinë politike dhe financiare që disponon. Por historia dëshmon se: kur një pushtetar fillon të sulmojë drejtësinë, problemi nuk është drejtësia – problemi është ai vetë./Lapsi.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook