Lidhu me ne

Mix

SIMON SINEK | Gjenerata e re dhe varësia nga teknologjia

Çfarë është gjenerata e re?

Gjenerata e re është një grup njerëzish që kanë lindur përafërsisht në vitin 1984 dhe më pas. Ata janë një brez i vështirë për t’u menaxhuar dhe akuzohen përse ata mendojnë se kanë të drejtë. Kjo gjeneratë është narcistike, egoiste dhe e papërqëndruar, por e drejta është një gjë shumë e rëndësishme dhe kjo sepse ata të gjithë aspirojnë kaq shumë drejt lidershipit.

Dhe ajo që po ndodh është se liderët po pyesin gjeneratën e re se çfarë duan ata?

Gjenerata e re përgjigjet se ata duan të punojnë në një vend ku ka një qëllim të caktuar, se duan të kenë ndikimin e tyre në atë që bëjnë, çfarëdolloj kuptimi që të ketë kjo gjë. Ata duan ushqim falas. Dhe pavarësisht se disa prej tyre mund të kenë edhe ushqim falas dhe gjëra të tjera, ata ende janë të palumtur. Dhe kjo ndodh sepse ka diçka që mungon.

Unë kam mësuar se ajo që mungon ndahet në katër karakteristika. E para, ka të bëjë me prindërimin. E dyta, ka të bëjë me teknologjinë. E treta, ka të bëjë me durimin. Dhe e katërta, ka të bëjë me mjedisin.

Së pari – Shumë nga fëmijët e gjeneratës së re janë rritur si subjekte të strategjive të dështuara të prindërimit. Për shembull, atyre u është thënë se ata janë të veçantë, gjatë gjithë kohës. U është thënë se ata mund të kenë çdo gjë që duan në jetë, thjesht sepse ata e duan diçka të tillë. Disa prej tyre kanë qenë pjesë e klasave të veçanta në shkollë, jo sepse e kanë merituar këtë, por sepse prindërit e tyre janë ankuar për këtë çështje. Disa prej tyre kanë marrë notat dhjetë (10), jo sepse i kanë merituar këto nota, por sepse mësuesit e tyre nuk donin të kishin të bënin me prindërit e këtyre fëmijëve. Disa fëmijë gjithashtu kanë marrë medalje për pjesëmarrje. Dhe ne e dimë se si ndodh kur jipet një medalje. Ajo zhvlerëson, në fakt, punën e atyre fëmijëve që përpiqen dhe punojnë shumë. Dhe nëse dikush merr medalje, edhe pse vjen vonë apo është i fundit në klasë në orën e mësimit, ata do të ndjehen në siklet në raport me pjesën tjetër të klasës, dhe kjo i bën ata që të ndjehen edhe më keq. Ky grup njerëzish më vonë do të diplomohet dhe do të shkojë në punë.

Më pas, ata dalin në atë botën e vërtetë dhe aty zbulojnë se ata nuk janë të veçantë. Mamaja nuk mund të mundësojë që ata të promovohen në punë, që nuk marrin asnjë shpërblim sepse vijnë të fundit në zyrë, dhe e thënë thjesht, nuk mund të kesh asgjë thjesht sepse ti ke dëshirë të kesh diçka, por duhet të punosh për ta arritur atë. Dhe në këtë moment, i gjithë imazhi që ata kanë për veten thërrmohet. Dhe kështu, kemi një gjeneratë tërësisht të re, e cila po rritet me një vetëvlerësim edhe më të ulët se gjeneratat e mëparshme.

Gjithashtu, ne jemi duke u rritur në një botë të rrethuar nga Facebook dhe Instagram, që do të thotë se ne jemi duke i vendosur filtra gjërave, dhe këto media sociale janë shumë të mira për t’i treguar njerëzve që jeta është e mrekullueshme, edhe pse unë jam një individ i dëshpëruar. Dhe në këto aplikacione/apo media sociale, të gjithë njerëzit duken në rregull, sikur e kanë sistemuar çdo gjë në jetën e tyre, por realiteti është që shumica e njerëzve nuk i kanë zgjidhur gjërat ende dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Dhe kur më pas gjenerata e re shikon më të mëdhenjtë se çfarë janë duke bërë ata në punën dhe në jetën e tyre, mesazhi që gjenerata e re merr është se ajo që duhet të bëni në jetë është kjo që bëjmë ne. Dhe ata që as që e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo.

Kështu, kemi një gjeneratë të tërë që po rritet me një vetëvlerësim më të ulët se gjeneratat e mëparshme. Dhe ky nuk është aspak faji i tyre. Sepse atyre thjesht u ka rënë një dorë e keqe, siç ndodh në një lojë me letra.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=As8XkJNaHbs

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook