Lidhu me ne

Radar

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta.

Ajo vlerëson Sali Berishën, për dallim nga Rama, që thotë se është autokrat dhe na ka marrë më qafë.

Postimi i Sonilës

Në Shqipërinë e shkalafitjes institucionale, ku transparenca, llogaridhënia, kontrolli e balanca e pushteteve, shkeljet kushtetuese, krimi elektoral, bllokimi i rotacionit nëpërmjet shkatërrimit të opozitës janë normë funksionaliteti askush nuk pretendon se mëngjesin e nesërm demokracia do të gdhihet bashkë me diellin e pranverës.

Dalja nga tabani i një humnere të thellë autokratike kërkon prova të çdo minutshme, hapa të hedhur e rekuperuar më shumë se një e 50 herë, ama rëndësi ka të nisë shkëputja nga ai gravitet i egër korrupsioni dhe kriminalizimi shoqëror e shtetëror.

Ndaj, sot një ditë pas primareve në Partinë Demokratike, teksa lexoj reagimet e shumta publike të çdokujt me një platformë në media tradicionale e sociale ndihem më mirë se dje, pa u zhvilluar primaret, sepse shoh një shkëputje sado të brishtë nga gropa thithëse e një moçali kutërbonjës thuajse diktatorial.

Dhe ja sepse:

Proceset zgjedhore, të garës, konkurencës brenda një partie ishin arkivuar në muzeume. Partia në pushtet (spin-ët e së cilës janë më të zellshmit në vendosjen e lupës, sulmin e anatemimin e primareve në PD) ka braktisur kamot zgjedhjet e demokracinë e brendshme, qoftë në një proces farsë a fasadë.

Por çfarë ndodhi dje, qe një proces transparent, i gjithë monitoruar, lehtësuar me pajisje të KQZ-së për numërim. Ku pati shkelje u anulluan, ku pati probleme u pranuan, ku pati pakënaqësi u shprehën.

Ndërkohë, në reagimet e ditës më pas, gjeta shqetësime edhe për faktin se lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, nuk del si produkt i menjëhershëm i primareve. Ndaj, me një kërkim të thjeshtë doja të kuptoja nëse rregullat, qenë ndryshuar rrugës në mënyrë arbitrare, apo qenë të gjithpranuara  e vendosura nga forumet. Dhe prita të reagoj pasi lexova dokumentet zyrtare, se roli i primareve qe parashikuar në ndryshimet statutore të vitit 2021 e ku rregullat e tyre ishin përcaktuar me vendim kryesie dhe Këshilli Kombëtar. Madje, vendimi i Këshillit Kombëtar të datës 12/2/2025 e ka qartësuar rolin e primareve në procesin përzgjedhës të kandidaturave për deputetë.

Mirë a keq, formulë partish të majta progresiste, që adoptohet nga një e djathtë, jo efikase a e dobishme, tjetër mesele kjo…por në thelb të procesit (sepse ky na intereson për shkëputjen gravitacionale nga thuajse diktatura partiake dhe antidemokracia institucionale), qendrojnë vendime forumesh, të votuara e miratuara me konsensus të gjerë.

P.sh, pretendimeve se primaret nuk na paskan patur qëllim daljen përfundimtare të listave të kandidatëve për deputetë dhe kjo procesin e bën farsë, apo të pakuptueshëm edhe nga koka me IQ të lartë i gjegjet pika 11 e Rregullores dhe neni 12 i Statutit të PD-së (e gjeni në vijim).

Mirë a keq, dakord a jo, kryetari i opozitës dhe anëtarë të forumeve të PD-së shfaqen në konferenca shtypi, përballen në Kuvend, flasin me gazetarë në studio televizive, ndërsa kryetari i partisë në pushtet nga komoditeti i zyrës, me një ekran celulari karshi i drejtohet sy m’sy disa avatarëve në facebook, sikur të jemi rikthyer në izolimin e covid-it e çdo komunikim duhet bërë në distanca virtuale.

As nuk i hyj analizës së emrave fitues, atyre me më shumë a pak vota në primaret e PD-së. Jo në këtë shënim, sepse dua t’i marr gjërat me radhë. S’jam anëtare partie, nuk kam ambicje për deputete, më është deformuar vota si zgjedhëse, jetoj në autokraci, në vendin ku qeliza funksionale e shoqërisë ka zhbërë çdo parim të “frymëmarrjes aerobe” e në vend të oksigjenit e glukozës, nuk gjallon dot pa krim e korrupsion.

Ndaj çdo përpjekje për demokraci dhe forcim të çdo opozite, nëpërmjet procesesh transparente e shkëmbyese me publikun do ta gjykoja së pari nga nevoja për një standard të ri, që largon, qoftë edhe me një nivel realitetin e shqiptarëve nga gropa septike e autokracisë zhvatëse, të korruptuar e kriminalizuar të një pushteti pa zgjedhje të lira, të një partie mbyllur hermetikisht me çelsat varur në qafën e autokratit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook