Lidhu me ne

Kritike

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj

Nëpunësit e Autoritarizmit

Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën e teknikave moderne të marketingut, segmentimit të audiencës dhe fushatave në media qofshin këto edhe të huaja.

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Cukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Strasburgu, Kanadaja e deri në Dukagjin.

Edhe vetë Marjana ndjehej e keqardhur pasi sipas saj ajo ka lindur edhe është rritur në demokraci dhe si një vajzë që ka studiuar “Shkenca politike”, nuk ka asnjë lidhje me realizmin socialist.

Mbase paralelizmi me Lenkën një kooperativiste nga Lushnja mund të ketë qenë jo edhe shumë i goditur për një vajzë nga Dukagjini.  Shkodra, djepi I kulturës dhe emancipimit, ku kam miq e mikesha të ngushta më shumë se sa kam ne Vlorën ku kam lindur, ka pasur në të kaluarën shumë gra zonja, nga familje të shquara,  të cilat i ka respektuar komuniteti dhe  kanë qene gjithashtu deputete të Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

Ndër to po sjell si referencë dhe si shembull zonjën Terezina Marubi, përfaqësuese e dinastisë qytetare Marubi, por edhe vetë një intelektuale e zonja e nderuar e Shkodrës. Për të shmangur ndonjë keqkuptim apo kuptim të përcipet , por dhe që neomalësorja Marjanë të mos i referohet më realizmit socialist, sepse nuk po flasim për metodat letrare edhe artistike, dua të sqaroj se dikush qe ka studiuar shkenca politike nuk mund të gabojë, se referencat janë për fenomenet që mbajnë në këmbë autokracitë e diktaturat dhe  jo për stigmatizime personale. Pra po e sjell zonjën Terezina Marubi si i referencë e llojit të përfaqësimit të asaj kohe.

Për ta shpjeguar më qartë, larg çdo ngjyrimi që mund të keqkuptohej si sulm personal po zhvendosem edhe  në kohë edhe në hapësirë.

Në librin e tij të vitit 1927 “La trahison des clercs”— “Tradhtia e intelektualëve” eseisti francez Julien Benda vëzhgoi dhe përshkroi njerëzit e veçantë që mbështetën autoritarizmin e kohës së tij i cili kishte marrë forma edhe të majta dhe të djathta në të gjithë Evropën. Ai përshkruan aty si ideologët e djathtë, ashtu edhe të majtë, duke i akuzuar të dy palët për tradhëti ndaj detyrës qendrore të intelektualit, e cila është kërkimi i të vërtetës dhe  jo  favorizimi i besimeve të veçanta politike. Në mënyrë sarkastike, ai i quajti këta intelektualë “nëpunës” të besimeve politike.

Njesoj si “nëpunësit” e përshkruar nga Benda, Terezina Marubi, përtej vlerave të saj personale apo cilësive të admirueshme qytetare, nuk ishte në kërkim të së vërtetës. Edhe po të donte, nuk mund ta bënte.

E zgjedhur nga partia, pavarësisht vlerave, ajo e kishte të vështirë, pothuaj të pamundur të  ngrihej kundër dhunës apo represionit të shtetit të Diktaturës së Proletariatit. Ajo, si shumë te tjerë intelektualë, punëtorë apo kooperativistë ishte e detyruar  të zezën ta bënte bardhë dhe të duartrokiste e të ngrinte dorën, te votonte e bindur siç e donte regjimi komunist i kohës.

Ne si shoqëri i përcmuam për gënjeshtrën e madhe që na shitën, për konformizimin e tyre si dhe për mungesën e kurajos karshi  autoritarizmit. Jehona e këtij përçmimi ka arritur deri tek brezi i ri, por me sa duket jo mësimi prej tij.

Fakti që sot ka intelektualë që njësoj si znj. Marubi  pranojnë të punësohen si “Përfaqësues të Poupullit” më shqetëson, sepse tregon se ne si shoqëri ose nuk kemi mësuar asgjë nga eksperienca jonë e hidhur e të shkuarës, ose më keq akoma, e kemi humbur mësimin.

Ne akoma vazhdojmë të ushqejmë besimin e gabuar se autoritarizmi i përket vetëm komunizmit. Autoritarizmi është qasje, jo një grup idesh. Autoritarizmi nuk ka asnjë lidhje të brendshme me të majtën apo të djathtën. Ai thjesht është alergjik ndaj debatit dhe mendimit ndryshe brenda çdo ideologjie.

Që prej kohës se Çezarit, e  më pas të Musololinit edhe Hitlerit, Stalinit edhe Enverit e deri në kohët të sotme të Orbanin, Erdoğanit edhe Edi Ramës  autoritarizmi  të ketë sukses ka nevojë të mbështetet në një grup elitash të cilët e kuptojnë që roli i tyre i vetëm është shërbimi ndaj udhëheqësit, sado i pandershëm të jetë ai e sado i madh të jetë korrupsioni. Ata nevojiten të argumentojnë se shkelja e kushtetutës apo shtrembërimi i ligjit është gjëja e duhur për te bërë. Ata duhet manipulojnë pakënaqësinë dhe të  kanalizojnë zemërimin dhe frikën. Vetëm në regjime autoritaritare intelektualët punësohen nga partia si përfaqësues të popullit, pasi kjo është e vetmja mënyrë për te siguruar bindjen e tyre ndaj punëdhënësin dhe  realizimin e objektivave të tij.

Ndaj sot regjimit autoritar personalist të Edi Rames, gjithçka i nevojitet janë paratë dhe kandidatët ose “nëpunësit e përfaqesimit”. Parimet politike, planet për veprime specifike nuk kanë më asnje rëndësi. Rëndësi ka  vetëm menyra sesi këta”nëpunës“ projektohen nga propaganda e tij. Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën e teknikave moderne të marketingut, segmentimit të audiencës dhe fushatave në media qofshin këto edhe të huaja.

Por punët janë edhe më zi sesa mund ti paramendojë Marjana e vetkënaqur në këto momente. Punësimi si Përfaqësues i popullit në Partinë Socialiste ku Marjana pretendohet se do te  sjellë ndryshimin, tani ndryshe nga më parë,  mund edhe te trashegohet. Po në Shkodër, në krah të Marjanës është trashgimtarja e Babait debutet I cili pa asnjë marre ja trashëgon vajzës përfaqësimin. 

Në kohën viktoriane ishte pa denjë të përmendje pantallonat në sy të një zonje. E ndoshta njësoj mund te duket e padenjë të përmendesh fenomenin Lenka tek të rinjtë si Marjana, të  cilët kanë lindur në demokraci edhe ndoshta (jo për faj të tyre) askund e askush nuk u’a ka mësuar historinë edhe fenomenet e saj.

Por një komb që harron mësimet e të kaluarës ka shumë gjasa ti përserisë ato madje ti perkeqesojë ato sic po ndodh sot në Shqipëri.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook