Lidhu me ne

Kryesore

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Screenshot

Nga Dorian Kodra

Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit 2025 ishte e pritshme. Por një garë tjetër po aq e rëndësishme për Berishën ishte me rezultatin që kishte arritur Lulzim Basha katër vite më parë. Nëse opozita do të kishte ruajtur të njëjtin nivel votash, pavarësisht se nuk fitonte, lidershipi i Berishës do të kishte dalë më i legjitimuar nga këto zgjedhje. Por çfarë tregojnë shifrat?

Në zgjedhjet e këtij viti, koalicioni i udhëhequr nga Berisha, “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, mori 481.548 vota, ose 34.26% të votave në rang kombëtar. Kjo përkthehet në rreth 50 mandate deputetësh.

Në krahasim, në vitin 2021, Lulzim Basha dhe koalicioni i udhëhequr prej tij “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” morën 622.187 vota, ose 39.43% të votave në rang kombëtar duke siguruar 59 mandate në Kuvend.

Diferenca është domethënëse: 140 mijë vota më pak për Berishën se për Bashën dhe kjo është një humbje e thellë në shifra absolute.

Po ta përkthesh me gjuhën e sistemit zgjedhor shqiptar, ku mesatarisht duhen rreth 10.400 vota për një mandat, atëherë del qartë se sistemi ka dëmtuar Bashën në 2021, ndërsa ka favorizuar Berishën në 2025, i cili ka marrë më pak vota por ka ruajtur një numër relativisht të ngjashëm mandatesh.

Por përtej sistemit, fakti që opozita humbi 140 mijë vota në vetëm 4 vite është një alarm i madh. Këto vota duhen analizuar: Ku kanë shkuar? Pse janë larguar?

Tirana: Votat e humbura kaluan tek partitë e reja

Një nga humbjet më të mëdha të opozitës është regjistruar në Tiranë. Në vitin 2021, demokratët morën në kryeqytet 182.335 vota, ndërsa në 2025 vetëm 150.784 vota. Pra, 32 mijë votues më pak, çka përkthehet në 3 mandate më pak që vijnë si refuzim i opozitarëve për rikthimin e Sali Berishës.

Një pjesë e frymës opozitare të Tiranës duket se ka kaluar tek partitë e reja: Agron Shehaj ka siguruar 2 mandateAdriatik Lapaj 1 mandat, dhe Arlind Qori gjithashtu 1 mandat. Ky është një sinjal i qartë se një pjesë e elektoratit opozitar në kryeqytet kërkon fytyra dhe filozofi të reja si alternativë ndaj Edi Ramës.

Elbasani dhe Fieri: Disfata për opozitën

Situata është edhe më dramatike në Elbasan dhe Fier nëse krahasohet me 4 vite më parë.

Në Elbasan, koalicioni i drejtuar nga Tomor Alizoti mori 20 mijë vota më pak sesa opozita e drejtuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, kur kandidonte Gazment Bardhi. Atëherë, gara në Elbasan ishte e ashpër dhe e dhunshme. Bardhi mori me vete grupe të armatosura për të mbrojtur votën përballë Taulant Ballës dhe lidhjeve të tij me bandat okale. Nga konflikti ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, u kuptua se në anën e bandave ishin rreshtuar edhe prokuroria dhe policia lokale. Sigurisht që asgjë nuk ka ndryshuar katër vite më pas.

Në Fier, ku përsëri kandidonte Gazment Bardhi, koalicioni i Berishës humbi 24 mijë vota në krahasim me rezultatin e demokratëve në vitin 2021. Edhe këtu, vihet re se partitë e reja kanë thithur një pjesë të elektoratit opozitar. Me një koordinim tjetër, Shehaj+Lapaj mund të kishin fituar të paktën një mandat më shumë për opozitën.

Lulzim Basha: Nga lider i dënuar me humbje

Është paradoksale se si demokratët që e mbështetën aq fort katër vite më parë Lulzim Bashën, e kanë refuzuar po aq vendosmërisht në këto zgjedhje, kur ai u rishpik si fans i Unikatilit. Në Tiranë, Basha ka marrë vetëm 8578 vota të brendshme, duke dështuar si mos më keq. Kjo ishte e pritshme pas një përjashtimi brutal që i bënë thuajse të gjithë faktorët opozitarët në vend.

Kjo tregon se arsyeja se përse opozita pati një rezultat shumë më të lartë në shifra katër vite më parë, nuk ishin personaliteti, oratoria, aftësitë udhëheqëse apo menaxhuese të Lulzim Bashës.

E vërteta është se para katër vitesh Lulzim Basha punoi në një klimë më të favorshme elektorale, kur opozita kishte më shumë shanse dhe më shumë shpresë për fitore. Edhe pse Lulzim Basha u përndoq penalisht për financimin në Shtetet e Bashkuara dhe pati probleme me prokurorinë për dekonspirimin e kapjes së miliona eurove në Toyota Yaris në Durrës, duhet thënë se Edi Rama ende nuk e kishte dhënë OK për fillimin e arrestimeve në radhët e opozitës. Partia Socialiste kishte një bazë patronazhimi që ende nuk ishte perfeksionuar në nivel kapilar si sot dhe ende nuk kishte lëshuar prokurorë dhe gjykatës ndaj krerëve të opozitës, për pasojë në përkrahje të Bashës ishte opozitë më e konsoliduar, që me gjithë problemet që kishte, nuk ishte e përfshirë nga krizat e pesimizmit disfatist ku ndodhet sot.

/Lapsi.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook