Lidhu me ne

Mix

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën

Dashi

Të gjitha bisedat dhe thashethemet me shoqërinë të bëjnë të pendohesh që e nise bisedën. Ke nevojë për pushim nga mbingarkesa me informacione dhe zhurma. Mos u bëj një person që do të grindesh me këdo, por provo të largohesh pak nga konflikti ose gjej një arratisje si leximi apo dëgjimi i një podkasti.

Demi

Ke qenë i etur për dashuri dhe vlerësim për shkak të një marrëdhënieje së paqartë që ka pasur ulje dhe ngritje. Tani që lidhja është sërish në ujërat e duhur, etja për dashuri ka marrë fund. Merri gjërat ngadalë që drama e së kaluarës të mos rikthehet. Hidratohu se është vapë dhe shijo energjinë pozitive.

Binjakët

Nuk je shumë i/e mirë në mbajtjen e sekreteve, por mënyra e vetme për të mos fyer një mik/e është të mos flasësh. Megjithatë, mund të të shpëtojë ndonjë fjalë pas ndonjë gote. Përdor aftësitë e tua të shkëlqyera komunikuese për të dalë nga situata e ndërlikuar që mund të dëmtojë miqësinë.

Gaforrja

Ëndrrat me sy hapur që sheh gjatë ditës ndezin dëshirat e tua, duke të lënë të etur për emocione në jetën e vërtetë. Fantazitë përplasen me përditshmërinë, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë ta pranosh realitetin. Mund të lindë një konflikt mes botës që dëshiron dhe asaj ku jeton, ndaj përpiqu të qëndrosh me këmbë në tokë.

Luani

Edhe pse të duket sikur shoqëria nuk po i respekton kufijtë e tu, në fakt është e kundërta. Je ti ai/ajo që po bën rregullat dhe po injoron kufijtë e të tjerëve, gjë që nuk përputhet. Ki parasysh se të gjithë kanë standarde dhe kufij të ndryshëm, para se të ndezësh konfliktin për të arritur qëllimin tënd.

Virgjëresha

Një mundësi e shkëlqyer po hapet në punë dhe ti po garon për ta kapur atë. Të jesh i/e drejtë është e rëndësishme për ty, por duhet të shtosh pak ambicie dhe të lëvizësh shpejt për të siguruar promovimin që meriton. Mos bëj gjëra në mënyrë të fshehtë; vepro me vendosmëri për të treguar synimet e tua.

Peshorja

Shiko pamjen e përgjithshme dhe jo detajet e vogla. Të heqësh dorë nga dëshira për të mikromenaxhuar të tjerët do të krijojë një marrëdhënie më të mirë dhe do të të ndihmojë të lirohesh nga nevoja për kontroll. Në fund, kjo do të jetë një përvojë çliruese dhe e vlefshme.

Akrepi

Pastrimi i jetës tënde kërkon të heqësh dorë nga e shkuara. Shiko garderobën për të parë se cilat rroba përputhen me stilin tënd aktual. Të mbash gjëra që s’të duhen pengon bollëkun që të depërtojë në të tashmen tënde. Nuk po flasim veç për rroba. Aplikoje këtë teknikë në të gjitha aspektet.

Shigjetari

Edhe miqësitë më të mira përballen me pengesa. Duket se ka pak xhelozi në grupin tënd shoqëror, e cila po shfaqet përmes përpjekjeve të të gjithëve për të qenë më i mirë se tjetri. Miqtë nuk duhet të jenë konkurrentë, ndaj bisedoni për t’i zgjidhur këto çështje dhe për të ecur përpara.

Bricjapi

Netët e vona me shoqërinë po ndikojnë në aftësinë tënde për t’u zgjuar në kohë dhe për t’u paraqitur mirë në punë. Përkthim me fjalë të thjeshta: Nuk je më aq korrekt në punë. Shijo fundjavat në maksimum, por shmang festat gjatë javës për të mbajtur një ritëm të qëndrueshëm. Bëj pak më tepër gjumë bukurie, Bricjap!

Ujori

Së fundmi ke shumë energji, çka po të jep shtysë për të nisur projekte kreative. Për netët kur nuk të zë gjumi, provo të lexosh apo të hedhësh në letër ide kreative. Si përfundim, kohën do e shpenzosh si duhet, si dhe do krijosh diçka të bukur.

Peshqit

Shtëpia është aty ku ndodhet zemra jote, ndaj ka nevojë për kujdes dhe dashuri. Lyej muret me një ngjyrë të guximshme ose shto pak dekor për të rifreskuar ambientin. Sigurohu që të mos e teprosh, sepse mund të pendohesh nëse ngjyrat dalin shumë të forta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook