Lidhu me ne

Mix

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami

Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to.

E kam parim të mos përgojoj asnjë grua tjetër, edhe sikur të më ketë fyer në mënyrën më të padurueshme.

Ndihem e detyruar të mbaj këtë qëndrim pikërisht sepse e njoh mirë gjendjen e grave: është gjendja ime, të cilën e gjej te të tjerat; e di që sot çdo grua përballet përditë me një stërmundim të jashtëzakonshëm e të dëshpëruar.

E varfër apo e pasur, e paditur apo e arsimuar, e bukur apo e shëmtuar, e famshme apo e panjohur, e martuar apo beqare, e punësuar apo e papunë, me fëmijë apo pa fëmijë, rebele apo e bindur, jemi të gjitha thellësisht të shënjuara nga qenësia në një botë e cila, ndonëse na duket sikur na përket, është helmuar qysh në rrënjë nga mijëvjeçarë sundimi mashkullor.

Gratë jetojnë mes kontradiktave të përhershme dhe stërmundimeve të papërballueshme. Çdo gjë, vërtet çdo gjë, është formësuar në bazë të nevojave të burrave, madje edhe të brendshmet tona, zakonet seksuale, mëmësia. Jemi të detyruara të jemi gra sipas roleve dhe modeleve që u pëlqejnë burrave, e njëkohësisht duhet edhe të përballemi me ta, të konkurojmë me ta publikisht, duke i bërë më të mirë seç janë dhe gjithnjë duke u kujdesur që të mos i ofendojmë.

Një grua e re që e dua fort, më tha një ditë: “E kam pasur gjithmonë këtë problem me burrat, kam mësuar të mos e teproj”. Me këtë donte të thoshte se ishte ushtruar që të mos ishte tepër e bukur, tepër e zgjuar, tepër e sjellshme, tepër e pavarur, tepër bujare, tepër e vrullshme, tepër e mirë.

E tepërta te një grua shkakton reagime të dhunshme te burrat dhe, sikur të mos mjaftonte, nxit mbi vete armiqësinë e grave të tjera, të cilat luftojnë ditë për ditë me njëra-tjetrën për thërrimet që u lënë burrat. Kurse te burrat, e tepërta shoqërohet me admirim dhe pushtet.

Për pasojë, jo vetëm që pushteti i grave mbytet, por, për hatër të paqes dhe qetësisë, ne mbytim vetveten. Edhe sot, pas një shekulli feminizëm, ende nuk mund të jemi plotësisht vetvetja, nuk i përkasim vetes sonë. Cenet, mizoritë, krimet, virtytet, kënaqësia, vetë gjuha jonë skaliten përulësisht në hierarkitë e mashkullores, dënohen ose lëvdohen sipas kodesh që realisht nuk na përkasin e që na rraskapitin. E kështu bëhemi lehtësisht pre e urrejtjes së të tjerëve dhe të vetvetes.

Duhet një vigjilencë e pamëshirshme që të arrijmë të tregojmë se çfarë jemi, duke ruajtur njëkohësisht autonominë.

Prandaj ndihem pranë të gjitha grave dhe, shpesh, për një arsye a një tjetër, gjej veten time si te më e mira, ashtu edhe te më e liga ndër to. Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook