Lidhu me ne

Radar

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh, dha një mesazh të qartë dhe të fortë në një intervistë për gazetën italiane La Stampa: “Lufta në Gaza duhet të ndalet menjëherë, pasi është tejkaluar çdo kufi moral dhe strategjik.”

Duke analizuar situatën në terren, Olmert tha se “Hamas është shkatërruar në pjesën më të madhe të strukturave dhe komandave të tij, shumica e liderëve janë eliminuar, infrastruktura dhe armët janë shkatërruar”.

Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk jep më asnjë justifikim për vrasjen e civilëve palestinezë dhe rrezikimin e jetës së pengjeve izraelite.

“Fundi i luftës është kusht i pashmangshëm për kthimin e pengjeve në shtëpi. Nuk mund të vazhdohet më me një luftë që po shkatërron jetën e njerëzve të pafajshëm,” tha ish-kryeministri.

Duke komentuar rolin e mundshëm të Presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet diplomatike, Olmert tha se ndërhyrja e tij mund të ketë ndikim vetëm nëse Trump “e urdhëron publikisht Netanyahu-n që të ndalojë sulmet”.

“Nuk është çështje bindjeje për Netanyahu-n, por e një urdhri të prerë. Në politikë, ndonjëherë duhen marrë vendime që nuk janë të bazuara në diskutime, por në hierarki dhe autoritet,” shtoi ai.

Olmert kritikoi ashpër veprimet e ushtrisë izraelite, duke u ndalur tek sulmet mbi civilët që prisnin ndihma humanitare.

“Të qëllosh mbi gra dhe burra që janë në radhë për bukë është krim lufte i papranueshëm. Edhe pse shumë izraelitë zgjedhin të heshtin për hir të unitetit, unë mendoj se kjo heshtje po shembet. Sot ka më shumë zëra që flasin kundër këtyre aktit, përfshirë ushtarë dhe gazetarë,” tha Olmert.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po lë shenja të thella në moralin e shoqërisë izraelite, duke e konsideruar një moment reflektimi urgjent për të gjithë qytetarët dhe elitën politike.

Gjatë intervistës Olmert kritikoi ashpër ministrat ultraekstremistë si Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët i përshkroi si “terroristë brenda qeverisë”.

“Ata e konsiderojnë dy milionë palestinezët në Gaza si Hamas dhe besojnë se nuk meritojnë të jetojnë. Ky është spastrim etnik, edhe nëse nuk e quajmë me këtë emër. Ata janë shumica e kolonëve dhe kanë mbështetjen e qeverisë,” tha ai.

Olmert theksoi se këta ministra nxisin dhunë dhe urrejtje, duke inkurajuar sulmet e kolonëve ndaj fshatrave palestineze, duke djegur shtëpi, toka dhe makina.

“Kryeministri Netanyahu nuk i kundërshton publikisht, dhe ky është një gabim i madh moral dhe politik,” shtoi Olmert.

Pavarësisht krizës së thellë dhe tensioneve që shkojnë në rritje, Olmert mbetet i bindur se zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për të ardhmen.

“Izraeli ka fituar çdo luftë që ka bërë, por nuk ka gjetur paqen. Dhe pa paqen me palestinezët, ne do të mbetemi të ngujuar në një cikël të përhershëm dhune dhe hakmarrjeje,” tha ai.

Ai theksoi se nuk ka asnjë alternativë tjetër politike që mund të çlirojë rajonin nga ky konflikt i gjatë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook