Mix
Më e frikshme se çdo maskë, sekreti që fshihet pas kukullës së “Squid Game”

Nëse keni parë “Squid Game: The Challenge” apo edhe versionin origjinal të serialit, me siguri ju ka mbetur në mendje një nga skenat më tensionuese: loja “Drita jeshile, drita e kuqe”, ku një kukull gjigante me pamje foshnjeje kthehet në simbol frike dhe tmerri.
Shumë shikues janë pyetur “pse ajo foshnjë është kaq e frikshme?? Dhe më e rëndësishmja, pse nuk u përdor një foshnjë e vërtetë apo një figurë më njerëzore?
Kukulla është krijuar qëllimisht për të qenë “e çuditshme” dhe e pazakontë, një formë e asaj që në psikologji quhet “uncanny valley”, ku diçka duket shumë afër njeriut, por jo plotësisht, duke shkaktuar një ndjesi shqetësuese. Ky efekt e bën skenën shumë më tensionuese, sepse shikuesi nuk arrin të kuptojë menjëherë nëse është “lojë” apo “kërcënim”.

Producentët kanë pranuar se përdorimi i një kukulle në vend të një foshnjeje të vërtetë kishte disa arsye praktike dhe etike. Fëmijët nën një moshë të caktuar nuk lejohen të marrin pjesë në skena të frikshme dhe filmimi i skenave me presion emocional apo me elementë të dhunshëm do të ishte i papërshtatshëm për një foshnjë reale.
Që pas publikimit të sezonit të parë të “Squid Game”, kukulla-foshnjë u kthye në një ikonë të menjëhershme të serialit, duke u përdorur gjerësisht në marketing, rrjete sociale, madje edhe në evente publike. Pamja e saj e ftohtë, lëvizjet mekanike dhe shikimi i ngulitur krijuan një figurë që të gjithë e kujtojnë, ndryshe nga një foshnjë normale, që nuk do kishte të njëjtin efekt vizual apo emocional.
