Mix
Esther Perel: Pas 30 vitesh si terapiste seksi, e di ekzaktësisht pse tradhtojnë njerëzit

Ajo quhet Esther Perel dhe është ndoshta zëri më i dëgjuar sot në botë kur flitet për dashurinë, marrëdhëniet, martesën dhe tradhtinë. Belgia 66-vjeçare, psikoterapiste me një karrierë prej 45 vitesh, është renditur nga Forbes në listën “50 Over 50” dhe është cilësuar nga Oprah si një “rock star” e marrëdhënieve njerëzore.
Por çfarë ka mësuar Perel pas dekadash pune me çifte nga e gjithë bota?
“Sekreti nuk është thjesht të bësh seks. Unë nuk jam e interesuar t’i ndihmoj njerëzit të kryejnë aktin si detyrim. Unë dua t’u jap atyre gjallëri, kureshtje, vitalitet, të gjitha përbërës të erotizmit. Dhe këto mund të vijnë nga bisedat për libra, artin apo natyrën, po aq sa nga intimiteti fizik,” thotë ajo.
Në thelb, Perel këmbëngul se dashuria dhe dëshira nuk janë e njëjta gjë. “Ato prekin pjesë të ndryshme të njeriut,” shpjegon ajo. Për të, përbërësi numër një i dëshirës erotike është prania. “Nëse jeni gjithmonë duke parë televizor ose duke lundruar në telefon dhe partneri juaj po bën të njëjtën gjë, a është çudi që po bëni më pak seks?”
Një tjetër çelës i rëndësishëm, sipas saj, është gatishmëria. “Është një nga elementët më të nënvlerësuar të një jete seksuale të mirë. Mësoni të thoni: ‘Le të shoh ku do të më çojë kjo.’ Gatishmëria është diçka ndryshe nga dëshira apo eksitimi, sepse në realitet shumica e çifteve nuk janë gjithmonë të sinkronizuar, as në kohë, as në energji, as në kuptimin emocional që i japin intimitetit.”
Mesazhi i Perel është i qartë: erotizmi nuk është vetëm trup, por gjendje mendore dhe emocionale. Dhe në një kohë kur shpërqendrimet janë të pafundme, kujdesi për praninë, kureshtjen dhe gatishmërinë bëhet më i rëndësishëm se kurrë.
