Lidhu me ne

Mix

Apple prezanton iPhone 17: ja të gjitha risitë e gjeneratës së re

Vera përfundon kur mbërrin keynote i Apple, ai më i prituri i vitit, që sjell gjeneratën e re të iPhone, këtë herë iPhone 17, dhe risitë për iPad, AirPods dhe Apple Watch. Është eventi më “lifestyle” i kompanisë, krahasuar me konferencën e zhvilluesve WWDC që ngroh atmosferën në fillim të verës me sistemet operative të rinj, të cilët këtë vit do të mbajnë të gjithë emërtimin 26 (iOS 26, iPadOS 26 e kështu me radhë).

Këtë vit, ftesa për të pranishmit në Apple Park të Cupertino, por edhe për miliona shikues online, mbante sloganin “Awe Dropping”, një lojë fjalësh që nënkupton diçka mahnitëse dhe lidhet me prezantimin e Liquid Glass, pamja e re grafike që do të debutojë në iOS 26. Prezantimi do të mbahet më 9 shtator, ora 19:00 (ora italiane) në skenën e Steve Jobs Theater.

iPhone 17: surpriza quhet “Air”
Ylli kryesor i eventit është padyshim iPhone 17. Pas muajsh thashethemesh, Apple do të prezantojë jo vetëm versionin standard, por edhe një model krejt të ri: iPhone 17 Air, një pajisje super e hollë dhe ultra e lehtë, që do të zëvendësojë modelin Plus. Linja e re përfshin:

-iPhone 17 me ekran 6.3 inç
-iPhone 17 Air me ekran OLED 6.6 inç, trashësi vetëm 5.5 – 6 mm (më i holli deri tani), por me disa kufizime në kamerë
-iPhone 17 Pro dhe Pro Max, me përmirësime të mëdha në fotografi, përfshi një teleobjektiv me zoom optik 8x

Të gjitha modelet do të pajisen me procesorin e ri A19 dhe të paktën 12 GB RAM, për të shfrytëzuar më mirë funksionet e Apple Intelligence (AI), tashmë edhe në gjuhën italiane. Për herë të parë, priten edhe ngjyra të reja: jeshile, blu dhe vjollcë për modelet standarde, ndërsa Pro do të ketë edhe versione në portokalli dhe blu të errët, krahas argjendit, arit dhe të zezës.

iPhone 17 do të mbajë dy kamera në vertikale (48 MP + ultra wide).
Pro dhe Pro Max do të kenë një modul katror për kamerat, të ngjashëm me atë të Google Pixel, dhe do të përdorin një kombinim të ri materiali: alumin + xham.
iPhone 17 Air do të ketë vetëm një sensor, me modul oval minimalist. Ngjyrat e Air do të jenë: ar, argjend, blu e hapur dhe e zezë.

Apple Watch dhe AirPods të rinj
Krahas iPhone, Apple do të prezantojë:

Apple Watch Series 11: me procesor H3, dizajn më të hollë, bateri më jetëgjatë dhe ndoshta sensor për matjen e presionit të gjakut.
Apple Watch Ultra 3: i dedikuar sportistëve, me lidhje satelitore dhe ekran më të ndritshëm.
AirPods Pro 3: me audio më cilësor, anulim më të mirë të zhurmës dhe sensorë shëndeti (matje të pulsit dhe temperaturës).

Liquid Glass: pamja e re e sistemeve operative
Apple do të sjellë një redesign total të sistemeve operative me iOS 26, iPadOS 26, macOS Tahoe dhe watchOS 26.
Karakteristika kryesore është ndërfaqja Liquid Glass, me një estetikë unike në të gjitha pajisjet.
Ndërkohë, Apple Intelligence do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesit:

përkthim në kohë reale,
filtrimin inteligjent të telefonatave,
ndihmë në lojëra dhe organizim ditor.
Apple vazhdon ta integrojë AI si pjesë të natyrshme të përdorimit, jo si një chatbot më vete.

Çfarë tjetër pritet?
Logoja zyrtare e eventit, me efekte që ngjajnë me imazhe infra të kuqe, ka ndezur spekulime për ngjyra të reja, sisteme ftohjeje më të avancuara dhe sensorë të rinj. Ajo që është e sigurt: nuk do të kemi ende një iPhone të palosshëm – ai pritet në vitin 2026.

Gjithsesi, të gjitha sytë do të jenë te iPhone 17 dhe versioni Air, që mund të shënojë një pikë kthese të re në dizajnin e Apple.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook