Lidhu me ne

Mix

Ecja e shpejtë është çelësi i jetëgjatësisë. Ja sa minuta në ditë sugjerojnë studimet!

Ecja e shpejtë është çelësi i

Nëse nuk keni kohë për palestër, mos u shqetësoni — vetëm 15 minuta ecje e shpejtë çdo ditë mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, sipas një studimi të publikuar në American Journal of Preventive Medicine.

Dr. Wei Zheng, drejtor i Vanderbilt Epidemiology Center dhe profesor në Universitetin e Vanderbilt në SHBA, thekson se rekomandimi i përgjithshëm është 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por, për ata që e kanë të vështirë ta arrijnë këtë shifër, edhe ecja e shpejtë për 15 minuta në ditë mund të japë të njëjtat përfitime.

Çfarë tregoi studimi?

Studimi përfshiu rreth 85,000 persona, kryesisht nga shtresa të ulëta ekonomike dhe me përkatësi afro-amerikane, të cilët u monitoruan nga viti 2002 deri në vitin 2023. Rezultatet treguan se:

Pjesëmarrësit që ecnin shpejt të paktën 15 minuta në ditë patën një ulje me 20% të rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Ata që ecnin ngadalë për më shumë se 3 orë në ditë patën vetëm një ulje me 4% të këtij rreziku.

“Kemi ditur prej kohësh që shpejtësia e ecjes lidhet me shëndetin. Sa më shpejt të ecësh, aq më i madh përfitimi, sepse dikush që është në gjendje të keqe fizike nuk mund të ecë shpejt,” u shpreh kardiologu Andrew Freeman nga National Jewish Health në Denver.

Përfitimet shëndetësore të ecjes së përditshme

Ecja ndihmon në:

Menaxhimin e peshës dhe nivelit të sheqerit në gjak
Uljen e rrezikut për kancer dhe sëmundje të zemrës
Përmirësimin e funksionit të nyjeve dhe imunitetit
Uljen e presionit të gjakut dhe rrezikut të diabetit tip 2
Ngadalësimin e humbjes së kujtesës dhe rënies kognitive
Sipas ekspertëve, aktiviteti fizik i përditshëm ul inflamacionin, përmirëson gjumin dhe strukturën e trurit, duke ndihmuar në mbrojtjen nga demenca dhe Alzheimeri.

Si të ecim në mënyrën e duhur?

Sipas National Health Service në Britani, e kuptoni që jeni duke ecur shpejt nëse mund të flisni, por nuk mund të këndoni gjatë ecjes. Për të pasur më shumë efekt:

Ecni me trupin drejt dhe shpatullat pas
Lëvizni krahët në koordinim me hapat
Rrisni ritmin me pak hapa më të shpejtë ose përdorni një metronom për ritëm të qëndrueshëm

Praktikoni frymëmarrjen e vetëdijshme, duke thithur përmes hundës dhe nxjerrë përmes gojës, gjë që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut
“Ecja është një lëvizje e plotë e trupit, jo thjesht hapat e këmbëve. Lëvizja e krahëve ka një rol të madh në mekanikën e saj,” thekson trajnerja Dana Santas.

Edhe pse çdo formë ushtrimi është e dobishme, vetëm 15 minuta ecje e shpejtë çdo ditë mund të bëjnë diferencën për shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook