Mix
“Blinding Lights” e The Weeknd thyen rekord në Spotify
Hiti i famshëm i The Weeknd, “Blinding Lights”, ka hyrë zyrtarisht në histori si kënga e parë që arrin 5 miliardë dëgjime në Spotify. Ky sukses u shpall nga vetë platforma më 31 gusht 2025.
Kënga, e publikuar në vitin 2019 si pjesë e albumit “After Hours” dominoi listat muzikore dhe tashmë ka vendosur një tjetër rekord. Vetëm disa ditë më parë, ajo u përfshi edhe në listën e Billboard për “Top Hot R&B/Hip-Hop Songs of the 21st Century”.
The Weeknd me emrin e vërtetë Abel Tesfaye, e festoi këtë arritje me mbi 78 milionë ndjekës në rrjete sociale, duke shpërndarë postimin e Spotify dhe duke falënderuar fansat.

“Blinding Lights” ka bërë histori edhe më herët: ka qëndruar 52 javë rresht në Top 10 të Billboard Hot 100, një rekord absolut, dhe në vitin 2021 kaloi edhe klasikën e Chubby Checker “The Twist” në listën e këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave.
Sot, The Weeknd është artisti me më shumë këngë në “Billions Club” të Spotify – plot 28 këngë kanë kaluar shifrën e 1 miliard dëgjimeve secila.
