Radar
Aktori Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi ndajnë FOTO krah Ramës: Lider vizionar!

Tolgahan Sayışman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi patën një takim të veçantë. Aktori dhe ish-Missi shqiptar kanë ndarë një foto krah kryeministrit Edi Rama. Një takim që për Tolgahan apo Tolga, siç i drejtohet shpesh Almeda, ka lënë mbresa të veçanta.

Ai e quan Ramën “arkitekt të një vendi që sheh me shpresë drejt së ardhmes”. Njëkohësisht, shprehet me besim se edhe mandati i ri, do të jetë plot realizime për Shqipërinë.
“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër!”, shkruan aktori.
Postimi i Tolgahan vjen në një moment kur sot, më 11 shtator, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste ku do të zbulohen emrat e kabinetit të ri qeveritar. Pas përfundimit të Asamblesë, do të mblidhet edhe parlamenti, për herë të parë për legjislaturën XI. 140 deputetë të rinj do të betohen.

