Mix
Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively.
Sipas një deklarate të siguruar nga PEOPLE, personi – emri i të cilit është fshirë – pretendon se ka pasur “kontakte të përsëritura dhe negative me z. Baldoni dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe abuzim verbal nga vetë Baldoni”.
Një burim konfirmoi për mediat amerikane se personi në fjalë do të thirret si dëshmitar në procesin Lively kundër Wayfarer Studios et al., i cili është caktuar të nisë në mars 2026 në Nju Jork.
Kujtojmë që konfliktet gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us (2024) çuan Lively, 38 vjeçe, të ngrinte një padi për ngacmim seksual në dhjetor 2024 kundër regjisor-it dhe partnerit të saj në film, Baldoni, 41 vjeç. Ajo gjithashtu e akuzon për një “fushatë denigrimi”, të cilën aktori i ka mohuar.
Ndërkohë, kundërpaditë e Baldonit ndaj Lively-t dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds – ku ai pretendonte shantazh dhe shpifje – u hodhën poshtë nga gjykata në qershor.
Deklarata e re e akuzuesit tregon gjithashtu se ai kishte kërkuar që Baldoni të mos përfshihej në një projekt tjetër, jashtë filmit It Ends With Us, si në fushatën e marketingut ashtu edhe në atë të PR-it.
