Mix
Kendall Jenner gati për një karrierë të re larg modelingut

Kendall Jenner ka zbuluar se pasioni i saj i ri është dizajnimi i shtëpive dhe se është gati të ndjekë një rrugë të ndryshme nga modelingu.ADVERTISING
Në kopertinën e tetorit të revistës “Vogue”, ku pozon së bashku me shoqen dhe supermodelen Gigi Hadid, 29-vjeçarja foli hapur për dëshirën e saj për të ndërtuar një karrierë në fushën e arkitekturës dhe arredimit të brendshëm.
Betohem në Zot, do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj thjesht shtëpi. Nuk po bëj shaka
-tha Jenner, e cila aktualisht po ndërton një shtëpi në Perëndim. Hadid, nga ana e saj, e mbështeti duke thënë:
Ajo është një nga të vetmit njerëz që do ta lejoja të projektonte një shtëpi për mua.

Jenner pranoi se sezoni i shtatë i serialit “The Kardashians” në Hulu “nuk është ndër të preferuarit e saj”, duke shtuar se më shumë e tërheqin projektet personale sesa vazhdimi i reality show-t.
Modelja theksoi gjithashtu se i pëlqen një jetë më e thjeshtë larg vëmendjes së tepruar:
E dua hapësirën time në Los Anxhelos, por më pëlqen të zgjohem çdo mëngjes me rroba banje ose pantallona sportive, pa grim, dhe thjesht të jem e lirë.
Dashurinë për rinovimin dhe dizajnimin e shtëpive Kendall e kishte shprehur edhe më parë, në tetor të vitit 2022, gjatë një episodi të “The Kardashians”, ku tha se e sheh këtë pasion si një mënyrë për të qenë “shefe e vetes” dhe për të realizuar idetë e saj kreative.
