Lidhu me ne

Mix

Calum Turner hap zemrën për Dua Lipën: Dua të jem pranë saj, përgjithmonë!

Calum Turner hap zemrën për Dua Lipën: Dua të jem pranë

Calum Turner ka folur hapur për marrëdhënien e tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një premtim të përjetshëm dashurie. Në një intervistë për emisionin Etalk, aktori britanik 35-vjeçar u pyet për planet e ardhshme të çiftit. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por e qartë: “Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë.”

Historia e dashurisë mes dy yjeve nisi në janar 2024, kur u konfirmua lidhja e tyre. Thashethemet për fejesën shpërthyen në dhjetor 2024, pasi Dua publikoi disa foto në rrjete sociale me një unazë diamanti në gisht. Konfirmimi erdhi vetëm disa muaj më vonë, në qershor 2025, gjatë një interviste për British Vogue, ku këngëtarja e pranoi publikisht se ishte fejuar.

Po, u fejuam. Është shumë emocionuese,” tha Dua Lipa, duke shtuar: “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë.”

Edhe pse çifti nuk ka nxituar të planifikojë dasmën, miqtë e tyre tregojnë se fejesa ka qenë një hap i natyrshëm. Një burim për revistën People deklaroi: “Dua është e çmendur pas Calum. Ata kanë folur për të ardhmen dhe për dasmën, por sapo janë fejuar dhe po shijojnë këtë periudhë festive.”

Përveç dashurisë, Dua dhe Calum kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe profesionalisht. Ata kanë themeluar së fundmi kompaninë TwentyTwo Films Limited, e cila do të fokusohet në prodhimin e filmave dhe serialeve televizive. Të dy zotërojnë aksione të barabarta në kompani.

Një burim i afërt i çiftit i tha The Sun: “Dua dhe Calum janë njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për projekte që duan t’i realizojnë së bashku. Ajo tashmë e ka provuar veten në botën e filmit dhe, nëse do të marrë pjesë në projekte të reja, dëshiron të ketë më shumë kontroll krijues.”

Çifti duket i vendosur që dashurinë ta shndërrojë edhe në partneritet artistik e profesional, duke ecur krah për krah në të gjitha dimensionet e jetës së tyre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook