Lidhu me ne

Mix

Skandali me videon intime të Stefano De Martino, prokuroria heton edhe për ‘revenge porn’

Nga Roma, një histori intime kthehet në një çështje publike me jehonë ndërkombëtare. Prokuroria e kryeqytetit italian ka shtuar akuzën e “revenge porn” në dosjen e hapur për videot intime të vjedhura të prezantuesit Stefano De Martino dhe të partneres së tij Caroline Tronelli. Një kthesë që hedh dritë mbi një skenar edhe më të errët: jo thjesht një sulm kibernetik anonim, por një vjedhje e synuar, e orkestruar nga dikush që kishte akses të drejtpërdrejtë në sistemin e sigurisë së vilës romane të Tronellit.

Sipas Corriere della Sera, hetuesit nuk e shohin më incidentin si një “rastësi teknologjike”, por si tradhti nga brenda. Dyshimet bien mbi dikë që njihte mirë kodet e videosurvejimit, një teknik, ndoshta një i njohur i shtëpisë, dikush që përdori besimin si armë.

Ngjarja ndodhi më 9 gusht, kur kamera e sigurisë së shtëpisë u hakerua dhe një video intime e çiftit u grabit. Vetëm disa orë më vonë, pamjet qarkullonin në Telegram. Ishte një ndjekës që njohu tatuazhet e De Martinos dhe e paralajmëroi: “Stefano, në internet po qarkullojnë video intime të tua me partneren”. Ditën pasuese, çifti bëri kallëzim në polici në Porto Cervo, ku po pushonin.

Platformat sociale, ku videoja u shpërnda me shpejtësi, u mbyllën njëra pas tjetrës pas ndërhyrjes së prezantuesit. Megjithatë, rrjeti kishte bërë tashmë të vetën: videoja ishte shkarkuar, kopjuar, rishpërndarë. Autoriteti i Privatësisë italian urdhëroi bllokimin dhe vendosi gjoba për ata që e posedojnë ose shpërndajnë, por dëmi ishte i pakthyeshëm.

Në këtë sfond, prokuroria e Romës i ka besuar hetimet Policisë Postale, ndërsa akuzat për “revenge porn” shtojnë peshën ligjore dhe morale të çështjes.

Avokati i De Martinos, Angelo Pisani, e përshkroi situatën me tone të forta në një intervistë për Agorà Estate:

“Çdo njeri do të ndihej i fyer dhe i thyer shpirtërisht kur sheh imazhin e vet të manipuluar e të shpërndarë në mënyrë të paligjshme. Këto janë plagë që shkojnë përtej karrierës, prekin dinjitetin. Dhe për herë të parë kërkojmë që të ndëshkohen jo vetëm ata që prodhojnë ose vjedhin materialin, por edhe ata që e ruajnë e e shpërndajnë. Edhe ata janë bashkëpërgjegjës.”

Një çështje që tashmë nuk ka të bëjë më vetëm me dyshen në qendër të skandalit, por që shtron një pyetje shumë më të madhe: sa të mbrojtur jemi realisht në epokën e survejimit dhe ekspozimit të pafund në rrjetet sociale?

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook