Lidhu me ne

Kryesore

Gazetari që del shpesh te Çim Peka: Opozita nuk mund të flasë për regjim, kur vetë kanë vila dhe bëjnë jetë luksoze!

Gazetari pranë PD: Opozita nuk mund të flasë për regjim, kur

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se opozita ka qëndrim jo koherent, duke deklaruar se Rama ka ndërtuar një regjim ku shqiptarët vuajnë, ndërkohë që opozitarët jetojnë në luks dhe me vila, duke përgënjeshtruar veten dhe narrativën që kanë ndërtuar. 

“Ajo që e dëmtoi PD-në më shumë është lufta civile në 2021, që bilbilin e fryu Basha kur pezulloi Berishën. Bëri një lobim të qartë politik për të ndihmuar Ramën, për të shkatërruar opozitën. Ajo e shkatërroi në themel. Njerëzit hynë në zgjedhje duke ditur situatën me idenë që Rama do të fitonte sërish dhe u dorëzuan. 

Tani, problemi është, dakord erdhëm në këtë, ky rezultat mund të quhet i justifikuar pas një lufte civile, por nga sot e tutje PD duhet të na thotë a ka mundësi ta ndalë Edi Ramën apo jo?

Nëse Rama tallet me shqiptarët, duke sjellë ministër virtual si Diella, duke na fyer, me çdo gjë, a mund ta ndalë opozita këtë?

Një opozitë që shkon me pushime në gusht nëpër resorte apo bëjnë dasme luksoze në Itali, apo tregojnë se janë njerëz pa asnje nevojë ekonomike, përkundrazi, janë shkëlqyer, përgënjeshtron vetëveten, nuk mund të thotë jemi në regjim kur të gjithë liderët e opozitës jetojnë jetë luksoze. Opozita përgënjeshtron veten. Vetë i publikojnë dasmat luksoze dhe vilat. Nuk ka opozitë kështu, përgënjeshtrojnë veten.

E dyta çfarë rruge do të ndjekin? Nuk mund të ndjekin rrugë edhe para-politike edhe politike. Nëse zgjedh rrugë radikale dhe e lë në mes, sigurisht do të dështosh”, deklaroi Abilekaj. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook