Lidhu me ne

Aktualitet

Mustafa Nano: Pushteti i Ramës është i frikshëm, unë do isha çmendur po të kisha pushtetin e tij

Mustafa Nano: Pushteti i Ramës është i frikshëm, unë do

Mustafa Nano duke komentuar qeverinë e re, tha që kryeministri Edi Rama është sot një lider absolut në Shqipëri, sidomos brenda mazhorancës socialiste.

Sipas Nanos, ministrja që do të operojë me inteligjencë artificiale, Diella, është një gjetje interesante, që i shkon epokës “High Tecnology”, në të cilën jetojmë, “por unë nuk kam kompetencën për ta vlerësuar si gjetje”. “Duhet të presim për të parë sa funksionale do të rezultojë”.

“Ministrja më e veçantë është Diella. Zgjedhjet e tjera s’më befasuan, janë zgjedhje brenda stilit të Ramës.

Ka zgjedhur sërish kryesisht gra, sepse sipas tij me gratë punohet më mirë, gjë që unë s’e di sa e vërtetë është.

Në terma të CV-së dhe përgatitjes akademike, apo karrierave që kanë, s’më duken keq, sidomos disa që janë edhe fytyra të reja. Por nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe.

Ministrat kanë rëndësi kur ata kanë autonomi për të vepruar, e për të treguar se sa vlejnë, dhe ky nuk është rasti i ministrave të Ramës.

Kush pranon të bëhet pjesë e kabinetit “Rama” e ka futur me siguri në llogari që do jenë vartës të Ramës, dhe aq.

Edi Rama është lider absolut, që delegon pushtet ose te të besuarit e vet, ose te Diella. Të tjerët do të jenë numërorë topi.

Po ju jap një provë për këtë. Kur kryeministri po njoftonte emrat e kabinetit asnjëri prej atyre s’dinte gjë. Të gjithë po bënin reagime spontane e po shihnin njëri-tjetrin.

Më shokoi ajo skenë. Sepse është absurde. Njeriu duhet ta dijë se ku do ta emërojnë, sepse ndoshta mund të ketë arsye ta refuzojë një post të caktuar.

Edhe nëse nuk e refuzon, robi ka nevojë të dijë kohë përpara, në mënyrë që të përgatitet, të vrasë mendjen, të planifikojë risitë, nismat, reformat.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë i bie që nuk ka pse ta vrasin mendjen, pasi e vret tjetërkush. E vret mendjen Rama për ta.

Ky është një pushtet i frikshëm. I frikshëm në radhë të parë për Ramën. Unë vetë do isha çmendur po të kisha një pushtet të tillë”, tha ai për MCN.

Duke folur mbi Diellën, që do të jetë në krye të prokurimeve publike, Nano shton:

“Në terma teknikë s’e marr vesh. Si gjetje rezultoi që të ishte interesante dhe spektakolare, sepse gjeti jehonë kudo, edhe në mediat e botës. Dhe nuk u pa me dyshim. Përkundrazi, u vlerësua.

Por duhet parë, do na duhet të paktën një vit kohë për të parë nëse është një gjë që funksionon. S’është çudi që të ketë një lloj suksesi dhe të rezultojë edhe një shpikje që mund të hapë rrugën e të hyjë kështu në librat e historisë. Por duhet të presim”.

Nano nuk mendon që Veliaj ka dalë nga skena politike dhe sipas tij rol do të luajë fakti nëse kryebashkiaku do të dënohet apo jo.

“Veliaj s’ka dalë nga skena, është në një proces gjyqësor, sepse këtu në Shqipëri e kanë provuar që s’dalin kollaj nga skena, jo vetëm në Shqipëri.

Politikanët kanë 7 shpirtra. Duhet parë gjyqi, nëse dënohet shanset për t’u rikthyer janë thuajse zero. Por nëse s’dënohet del me kredenciale të forta.

Lidhur me Manastirliun, më duhet të them se s’e njoh mirë, s’e kam ndjekur mirë aktivitetin e saj.

Nuk e kam parë ta akuzojnë, e kështu letrat “morale” duket se i ka në rregull.

Ndërsa kompetencën në lëmin e administrimit të pushtetit apo të një sektori të veçantë nuk ia njoh.

Opozitës në Tiranë nuk i jap asnjë shans, pavarësisht nga emri. Opozitën e shoh të mbaruar. Dhe nuk shoh asnjë shenjë se gjërat mund të ndreqen.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook