Mix
Antipasta / Bruschetta me Djathë Dhie dhe Fik

Ingredientët
- 6 – 9 feta buke
- 200 gram djathë dhie ose ricotta
- 3 – 4 fiq të pjekur mirë
- 1 fetë e hollë djathë gorgonzola
- Kripë + piper + vaj ulliri
Përshkrimi
- Si fillim presim mesatarisht hollë fetat e bukës dhe i thekim në një thekëse ose i fusim në furrë pasi i kemi spërkatur me vaj ulliri, kripë dhe piper për 10 minuta.
- Sapo i nxjerrim nga furra i lëm të pushojnë 1 minutë dhe i lyejmë me djathin e dhisë të cilin e kemi thërrmuar më parë dhe mbi të vendosim feta e fikur të prera mesatarisht.
- Shpërndajmë mbi to copëza të vogla djathi gorgonzola dhe e shërbejmë menjëherë duke përftuar një bruschett plot shije e cila shoqërohet në mënyrë të përkryer me një gotë verë të bardhë.
