Lidhu me ne

Mix

Antipastat, receta e veçantë e festave – Si të përgatisni të duhurat

Tryezat e mëdha përtej gazit e haresë që mbledhin rreth vetes, janë edhe një shembull i mirë i shtrimit të traditës.

Janë vendi ku mblidhen kujtimet e mira, bisedat e ngrohta e ku nuk mungon asnjëherë shija.

Më e famshmja ndër to është tryeza e Vitit të Ri për të cilën angazhohet e gjithë familja.

Gjeli i detit, bakllavaja, mishi janë pjesë e pandashme e kësaj feste tashmë, por ato që surprizojnë çdo vit janë kombinimet e ndryshme të pjatave të mesit.

Prandaj në këtë artikull do të flasim për ato që shpesh i quajmë antipasta të cilat konsiderohen si njohja e parë me tryezën dhe mikëpritjen.

Nuk janë gjë tjetër veçse kombinimi i duhur i disa ushqimeve bashkë.

Ushqime të kompozuara në mënyrën e duhur që duket sikur i shtojnë shije edhe vetë shijes e janë kthyer në një art më vete.

Antipastat, përtej traditës dhe shijes

Prej kohësh ajo që dëgjojmë në restorante, shtëpi apo dhe bare të vogla është servirja e antipastave që është kthyer tashmë në një traditë më vete.

Fjala vjen nga Italishtja dhe do të thotë “para vaktit”, pra të shijosh ushqime para se të nisë gostia e vërtetë.

Antipasta perfekte duhet thjesht të ngacmojë oreksin pa ju krijuar ndjesinë e ngopjes, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me çfarë servirni.

Në këtë artikull AgroWeb, ju jep disa ide të cilat do të shkojnë më së miri me çdo plan që mund të keni për të shtruar darkën e Vitit të Ri.

Suksesi i kësaj pjate qëndron pikërisht tek cilësia e produkteve dhe paraqitja e duhur e tyre.

Si fillim zgjidhni një pjatancë të madhe dhe vendosni për sa persona do ta përgatisni antipastën tuaj.

Pasi secili nga të ftuarit duhet të ketë mundësinë të provojë e shijojë çdo produkt.

Si ta përgatisni

Filloni duke zgjedhur djathin e mirë vendas kaçkavall e të bardhë duke mos harruar ta servirni të prerë në kubikë të vegjël e të barabrartë.

Në një tjetër anë të pjatancës tuaj shtroni proshuta apo sallame të ndryshme sipas dëshirës suaj.

Ideale në këtë pjatë do të ishin sallamet e thata dhe djathrat e stazhionuar pasi shkojnë më së miri edhe me pijet që zakonisht serviren në fundvit.

Mund të zgjidhni salaminit e vegjël të cilët nuk kanë nevojë të gatuhen, salçicet e veçanta me djathë brenda të cilat mund t’i skuqni apo piqni në furrë apo ato klasiket që përdorni në shtëpi zakonisht.

Mos harroni të shtoni proshutën, pasi shtrimi i një pjate të tillë e kërkon patjetër.

Provoni atë me fileto pule, proshutën krudo, Milanezin apo të famshmin Pairizier që është një nga produktet më të shitura tek Shqiptarët.

Kështu do të jeni të sigurt se antipasta juaj do që preferohet njësoj nga të rritur e fëmijë.

Një antipastë nuk është e plotë pa fruta, mjaltë, pak reçel, arrorë të ndryshëm si dhe domate, ullinj, kastravëcë apo perime të tjera që ju i preferoni.

Kjo pjatë duhet të jetë një shportë shijesh, një dhuratë që ju i servirni të ftuarve tuaj për t’i ngacmuar oreksin.

Kushtojini gjithnjë vëmendje paraqitjes, çdo produkt duhet të jetë i menduar për kafshata të vogla gjatë kohës kur prisni të shtrohet darka e madhe.

Antipastat padyshim që janë një nga mënyrat më të shijshme për të ftuar të dashurit tuaj rreth tryezës ndaj mos nguroni t’i përgatisni.

E rëndësishmë është të qëndroni sa më kreativë në kompozim dhe kombinime shijesh, si dhe të zgjidhni gjithnjë cilësinë në produktet tuaja./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook