Lidhu me ne

Mix

Pas 21 vitesh, Winx Club vjen sërish në ekran, Netflix konfirmon premierën!

Pas më shumë se dy dekadash nga debutimi i saj, seria ikonike vizatimore Winx Club po rikthehet në ekran, këtë herë në një format të ri dhe me premtime për aventura të freskëta. Netflix konfirmoi se seriali i ri, me titull “The Magic Is Back”, do të nisë më 2 tetor, duke ngjallur nostalgji te fansat e vjetër dhe kuriozitet te brezi i ri.

Për ata që janë rritur me historitë e Bloom, Stella, Flora dhe mikeshave të tyre në Shkollën e Zanave Alfea, ky rikthim përfaqëson një mundësi për t’u zhytur sërish në botën magjike të zanave dhe betejave të së mirës kundër së keqes.

Netflix ka zgjedhur një qasje të re vizuale, seriali do të jetë në CGI, duke sjellë një stil më modern, por pa humbur frymën e origjinalit që u transmetua për herë të parë në vitin 2004 dhe vazhdoi deri më 2019.

Ky projekt vjen pas përpjekjes jo shumë të suksesshme për një version live-action (Fate: The Winx Saga), i cili u anulua pas dy sezoneve. Këtë herë, Netflix premton t’i qëndrojë më afër ADN-së së Winx Club, me histori që theksojnë miqësinë, kurajon dhe fuqinë e brendshme.

Ndër surprizat e serialit është edhe një këngë e re nga Virginia Bocelli, vajza e tenorit të famshëm Andrea Bocelli, e cila do të shoqërojë premierën.

Pavarësisht disa polemikave të mëhershme për ndryshimet në përfaqësim racor të personazheve, “The Magic Is Back” synon të rikthejë shkëlqimin që dikur e bëri Winx Club një fenomen global.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook