Lidhu me ne

Radar

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të po ecin në proporcione që rrezikojnë një krizë të paprecedentë për nga shifrat. “The Guardian” raporton se vetëm për bazë të dhënash, investimet kanë arritur në 3 trilionë dollarë dhe shqetësimi për momentin është minimal, por nuk përjashtohet.

Nvidia është kompania e parë në botë e vlerë asestesh dhe kapitalesh 5 trilionë dollarë, Microsoft dhe Apple, kanë kapur shifrën 4 trilionë, OpenAI kap shifrën e 500 miliardë dollarëve, ndërkohë që Alphabet, kompania që posedon Google, raportoi të ardhura prej 100 miliardë dollarësh në një 3 mujor të vetëm.

Është një ritëm që nuk duket se ka më parametra për ta matur. Qyteti i Newport në Uells, dikur qendër e dikurshme qymyrguri dhe çelikur, shpreson që të hyjë në shekullin e ri me një investim nga Microsoft në një bazë të dhënash që do të shfrytëzojë sipërfaqen e një ish-fabrike radiatorësh.

Përtej këtyre të dhënave shqetësimi për modelin që po ndjek investimi në IA dhe shndërrimet që pasojnë për kompanitë pas tyre, është objektiv. Në dy vitet e ardhshme, katër kompanitë kryesore, Amazon, Meta, Google dhe Microsoft do të shpenzojnë më shumë se 750 miliardë dollarë për zhvillimin e IA, logjistikën e tij, shifër që cilësohet jashtëzakonisht e lartë.

Për këto zhvillime ka sinjale edhe nga një treg si Kina, teksa kreu i grupit Ali Baba ka paralajmëruar për ekzagjerime në tregun e bazës së të dhënave.

Po nis të shoh fillimin e një lloj fluske

citohet Joe Tsai, sipas të cilit fondet që po akumulohen nuk mbështeten me pritmëritë e klientëve potencialë.

Aktulaisht në botë ka 11 000 datacentera, 500% më shumë sesa 20 vite më parë. Deri në vitin 2028 parashikohet që Shifra prej 3 trilionësh të mbulohet nga kompanitë kryesore vetëm përgjysmë, pjesa tjetër duhet të gjendet nga investitorë privatë. Siç mund të pritet, kjo linjë e re po ecën me instrumentin e njohur të borxhit, por në përmasa që tejkalon çdo industri të mëparëshme. Aq sa kërkuesi Gil Luria, i kompanisë DA Davidson në SHBA, shprehet se ai borxh mund të mbërrijë në pikën kritike të të qenit një rrezik strukturor për ekonominë e mbarë botës.

Një arsye që e bën të besueshëm këtë shqetësim është fakti se bazat e të dhënave do të zhvlerëoshen dy herë më shpejt nga sa gjenerojnë të ardhura. Mandej studimi i MIT në gushtin që shkoi për fitime zero nga investitorët në projekte e IA, kanë ulur optimizmin, pa harruar se bazat e të dhënave i ngjajnë kullave të Tiranë: njoftohen, ndërtohen, por duan një dekadë të popullohen.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook