Kryesore
“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër.
Rama tha se është një libër me fjalët e sofrës së iftarit, libër të cilin tha se po e shkruan për kënaqësinë e shqipes.
Kryeministri u shpreh se nuk e ka mundësinë të shkruajë siç ka shkruar romanin e tij “Kurbani”.
“Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj sic kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që t’i shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë”, tha Rama.
