Kryesore
Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.
Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.
“Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm
Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.
Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.
Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.
Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj
Pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj
Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj
Pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj”, tha Rama.
Rama specifikoi përmbylljen e vitit me një rritje ekonomike me 3.9%, rritjen e pensioneve duke vijuar dhe vitin e ardhshëm, përfshirë këtu dhe pagën minimale, rritjen e investimeve të huaja dhe të bizneseve të reja.
Edi Rama: Parashikohet që viti të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9% që është një rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ë gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me 20% në 11 mujorin e vitit. Investimet e huaja vetëm ne 3mujorin e 3-të kanë rritje me 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm. Paga mesatare në 3 mujorin e 3-të ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të pagës minimale që shkon në 500 euro dhe do të prekë një numër të konsiderueshëm punonjësish. Kontributet për këta punonjës për 9 muaj do tëe paguhen nga punëdhënësit. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis dhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar vit pas viti. Duke filluar nga janari pensionet do të rriten përtej indeksimit. Pensioni urban me vite të plota pune duke filluar nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe do të dyfishohet në vitin pasardhës.
Në arsimin profesional kemi arritur në afro në 20% duke shënuar një rezultat të ri pozitiv. Punësueshëmëria e nxënësve të arsimit profesional është e lartë. Për vitin 2024 kemi pasur 63% të punësuar nga nxënësit që kryejnë arsimin profesional. Buxheti për arsimin profesional është rritur dhe do të rritet më shumë vitin e ardhshëm. Përsa i përket borxhit kemi vazhduar të kemi ulje dhe këtë vit borxhi ulet, ndërkohë që vlerësimet e kreditit të Shqipërisë janë pozitive dhe kanë rezultuar me rritje ku Shqipëria pas shumë vitesh në B+ ka kaluar në BB. Janë miratuar disa politike të reja qoftë për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes fiskale dhe ligjin për faljen e detyrimeve të prapambetura. Është gati skema e garancisë shtetërore për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para. Edhe sipas vlerësimit të Sigmas, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në disa fusha specifike si menaxhimi i financave publike, shërbimeve publike dhe menaxhimi i burimeve njerëzore.
