Lidhu me ne

Kryesore

Sqarimi i Artur Zhejit: Te Çili merrja 120 mijë euro në vit, ja pse u largova prej tij

artur zhejiKa tërhequr shumë vëmendjen e opinionit publik përplasja e Artur Zhejit me Çilin, pas një komenti të këtij të fundit për një mandat të dytë të Ramës.

Zheji ka bërë një reagim ndaj Çilit, me të cilin deri pak muaj më parë kishte një bashkëpunim, pasi ishte drejtor i mediave Mapo.

Zheji ka reaguar sot pas një shkrimi të gazetarit Bledi Mane lidhur me rrogën e majme të Zhejit kur ishte drejtor i Mapo.

Zheji thotë se rroga e tij ka qenë edhe më e majme nga sa mendon Bledi Mane.

“Tani një sqarim për jo zagarërinë, që ndoshta do të sqarohet. E para, në lidhje me botuesin Çili, që e bënë enkas kaq të madhe, për një shënim redaksie, dhe padyshim që kjo më miklon, madje është frymëzuese, nuk kam punuar asnjëherë për 7 vite rresht si drejtor i mediave Mapo. Por kanë qenë në drejtim, vetëm 2 seanca kontraktuale. E para në vitin 2012, që zgjati vetëm 8 muaj. Dhe e dyta, në fillim vitin 2014, deri në fund të vitit 2016.

Kështuqë nuk kanë qenë asnjëherë kaq shumë vite, sa thotë halabaku.

E dyta, për sa i përket, rrogës sime, për aq kohë sa kam qenë drejtor, duhet të trishtoj ata që s’më duan, por rroga ime, ka qenë mjaft më e madhe se 8 milion lekë të vjetra në muaj. Porse hiç më pak se rreth 120,000 euro bonuse në vit, plus shpenzimet, disa pak milionë lekë të vjetra në muaj, me sa më kujtohet. E tillë ishte oferta dhe nuk e refuzova.

E treta, nga mediat Mapo, nuk jam larguar për çështje page apo kontrate, në terma financiarë. Por për arësye krejt të natyrshme, bindjesh të ndryshme me ato, tepër liberale të botuesit Çili. Dhe ky nuk është asnjë turp dhe asnjë kompleks për palët. Bën pjesë në normalitetin, e marrëdhënieve botues-drejtor, në një shoqëri të civilizuar, gjë të cilën, me Çilin, ndryshe nga mjaft botues nursëzë, ishte fare e mundshme të kishe marrëdhënie civile, madje edhe mjaft shoqërore dhe gazmore”, shkruan Zheji në portalin e tij.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook